Mposhti Alcaraz në finalen e turneut Masters në Montekarlo, Jannik Sinner rikthehet numri 1 në botë
13 Prill 2026 13:49 Telesport Tenisti italian Jannik Sinner triumfoi 2-0 (7-6, 6-3) ndaj spanjollit Carlos Alcaraz në finalen e turneut Masters në Montekarlo. Sukses që rikthen Sinner në majën e renditjes botërore (160 pikë më shumë se spanjolli). Në një terren ku Alcaraz është më favorit, atë të fushave me dhe, Sinner arriti të dominojë, sidomos në setin e dytë, ndërkohë që seti i parë u vendos në “tie break“. Fakë këtij triumfi, Sinner rikthehet “numri 1“ në botë për meshkuj. Në 68 ditë, ai arriti të rikuperojë 3350 pikë karshi Alcaraz, që zbret në vendin e dytë të renditjes botërore. Ky është turneu i katër Masters radhazi që fitohet nga Jannik Sinner, gjë që më parë e kanë realizuar vetëm Novak Djokovic e...
Burimi:
telesport.al