“Largohuni menjëherë nga Iraku”/ Ambasada amerikane në alarm, kërkon largimin e amerikanëve
Ambasada amerikane në Bagdad u tha shtetasve të saj të mërkurën se duhet të largohen menjëherë nga Iraku. “Qytetarët amerikanë në Irak inkurajohen fuqimisht të largohen sapo të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt dhe të strehohen në vend derisa kushtet të jenë të sigurta për t’u larguar”, tha ambasada në X. “Nëse është e sigurt ta bëni këtë, amerikanët duhet të largohen nga Iraku tani.”
Burimi:
ntv.al