Lajm i mirë për Kombëtaren, pesë të rrezikuarit ndaj Anglisë dhe Ramadani luajnë pa “peng”
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë në gjysmëfinale të “play off” për Botërorin 2026. Përballë është Polonia, ndërsa takimi nis prej orës 20:45 në Varshavë. Kartonët që lojtarët kuqezi morën në fazën e grupeve, nuk konsiderohen për këtë takim. Në sfidën e fundit me Anglinë nuk u aktivizuan Arlind Ajeti, Nedim Bajrami, Juljan Shehu, Rei Manaj dhe Ylber Ramadani. Pikërisht për këtë shkak, pasi nëse ndëshkoheshin do të mungonin ndaj Polonisë. Po ashtu Ylber Ramadani, që mori karton të verdhë në raundin e fundit, nuk është i rrezikuar nëse ndëshkohet sot. Rasti më i keq, është nëse Shqipëria fiton dhe ndaj Polonisë ka karton të kuq. Ekipi i trajnerit Silvinjo do të luajë sot gjithçka për gjithçka, duke qenë se askush nuk ka diçka për...
Burimi:
sot.com.al