“Kriza politike, lidhet me kapjen e pushtetit”/ Shkullaku: Kushti numër 1 është dorëheqje e panegociueshme e Edi Ramës

“Kriza politike, lidhet me kapjen e pushtetit”/ Shkullaku: Kushti numër 1 është dorëheqje e panegociueshme e Edi Ramës

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në nje studio televizive ka folur për protestën qytetare në ditën e 23-të të saj në Tiranë, duke e vendosur theksin te përgjegjësia politike dhe situata brenda mazhorancës. Shkullaku u shpreh se kërkesa kryesore e protestës për largimin e qeverisë ka rrëzuar, sipas tij, narrativën e deritanishme politike, që justifikonte pushtetin e Edi Ramës me mungesën e alternativës apo me kundërshtarin politik. Ai theksoi se përgjegjësia për situatën politike bie mbi Edi Ramën, duke e cilësuar atë si faktorin që mban të bllokuar sistemin politik në vend. Në analizën e tij, Shkullaku tha se protesta ka ekspozuar, sipas tij, një sistem të mbyllur politik dhe propagandistik, i cili ka mbajtur për vite me radhë narrativën se mungesa e alternativës është...