Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, feston këtë 24 mars, 57-vjetorin e lindjes. Edhe këtë vit, ashtu si një vit më parë, kjo ditëlindje e gjen atë në kushte të pazakonta, prapa hekurave në qelitë e burgut 313 në kryeqytet. Me rastin e kësaj dite, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ka përcjellë një mesazh urimi përmes rrjeteve sociale, duke e cilësuar Metën si një figurë të rëndësishme politike dhe simbol qëndrese. “Edhe 100 pranvera të reja, të mbushura me shëndet të plotë, energji të pashtershme dhe mbarësi në çdo hap për Presidentin Ilir Meta, liderin e pathyeshëm, patriotin e palëkundur dhe burrin e shtetit me vizion të qartë, që i ka kushtuar jetën kauzave të mëdha kombëtare. Sot, më...
Burimi:
javanews.al