Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një vizitë në Katedralen Ortodokse për të uruar Pashkën. Gonxhja u prit nga Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlutmturia e tij Joan. Ministri Gonxhja u shpreh se “mesazhi paskal, “Krishti u Ngjall” mbizotëronte në atmosferën e gëzuar”. “Në kënaqësinë dhe detyrën e përbashkët të bashkëpunimit për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, kisha e manastire që janë pjesë e identitetit tonë, ritheksova angazhimin e drejtpërdrejtë edhe në këtë ditë të bekuar”, tha Gonxhja në një postim në rrjetet sociale. Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën Ortodokse, e njohur edhe si Festa e Ringjalljes së Krishtit. Pashka është festa më e rëndësishme në traditën ortodokse dhe kremtohet me shumë rite fetare dhe zakonore. Kjo festë mbetet...
Burimi:
javanews.al