Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës
Gjykata e Lartë ka nisur këtë të enjte shqyrtimin për rishikimin e pjesshëm të një vendimi unifikues të vitit 2011, që lidhet me standardet për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Debati në sallë është fokusuar kryesisht tek barra e provës dhe mënyra e arsyetimit të vendimeve nga gjykata. Prokurori Arqile Koça argumentoi se praktika e deritanishme, sipas së cilës gjykata mjafton të arsyetojë masën e vendosur, bie në kundërshtim me ligjin. Sipas tij, gjykata duhet të shpjegojë edhe pse masat alternative nuk janë të përshtatshme. Nga ana tjetër, gjyqtari Enton Dhimitri ngriti pikëpyetje mbi këtë qasje, duke theksuar se nëse barra e provës i takon prokurorit, atëherë pse gjykata duhet të arsyetojë për masa që nuk janë kërkuar prej tij. Koça theksoi...
Burimi:
javanews.al