“Farsa e 11 majit nuk do të njihet”, PD paralajmëron përshkallëzim të betejës politike:Nis aksioni për qeveri teknike..

“Farsa e 11 majit nuk do të njihet”, PD paralajmëron përshkallëzim të betejës politike:Nis aksioni për qeveri teknike..

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë, në të cilën denoncon procesin zgjedhor të 11 majit si një “farsë elektorale” dhe akuzon qeverinë për instalimin e një regjimi autokratik dhe kleptokratik në Shqipëri. Në dokumentin e miratuar nga demokratët, theksohet se vendi ndodhet në një udhëkryq historik, ndërsa misioni kryesor i opozitës mbetet rikthimi i demokracisë dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sipas rezolutës, pushteti aktual mbahet në këmbë përmes manipulimit të procesit zgjedhor, ndërthurjes së partisë me shtetin, përdorimit të administratës dhe ndikimit të krimit të organizuar në zgjedhje. Demokratët argumentojnë se këto fenomene janë evidentuar edhe në raportet e organizmave ndërkombëtarë, të cilat sipas tyre kanë ngritur shqetësime serioze për standardet demokratike në vend. Në dokument ngrihet alarmi...