Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje
Negociatat maratonë mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit në Islamabad përfunduan pa një marrëveshje. Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, konfirmoi largimin e tij nga Pakistani pas dështimit të bisedimeve, duke theksuar se Uashingtoni kishte paraqitur një “ofertë përfundimtare dhe më të mirë”. Sipas Vance, pengesa kryesore mbetet refuzimi i Teheranit për t’u angazhuar në mënyrë të qartë për heqjen dorë nga programi i armëve bërthamore. Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se disa pika u dakordësuan, por mosmarrëveshjet për “dy ose tre çështje kyçe” bllokuan arritjen e një marrëveshjeje, duke fajësuar kërkesat e SHBA-së si të paarsyeshme. Në sfondin e negociatave, tensionet u shtuan edhe në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin global të naftës. Irani mohoi pretendimet për lëvizje...
Burimi:
javanews.al