Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri me “etiketë” indeksimi

Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri me “etiketë” indeksimi

Që prej vitit 2024, operatorët celularë kanë rezervuar të drejtën për të indeksuar çdo vit çmimet e tyre me inflacionin. Njëri prej operatorëve njoftoi se do ta ushtrojë këtë të drejtë për të gjithë përdoruesit celularë, duke filluar nga muaji maj. Një praktikë e tillë ka shtuar shqetësimet për rritjen e vazhdueshme të kostove të komunikimit. Muajin e kaluar, një nga operatorët celularë njoftoi përdoruesit për rritjen e çmimeve të shërbimeve celulare, nëpërmjet indeksimit me ndryshimin mesatar vjetor të çmimeve të konsumit, duke nisur nga data 1 maj 2026. Rritja e çmimeve do të jetë deri në masën 2.2%, sipas normës së inflacionit mesatar vjetor të publikuar nga INSTAT për vitin 2025. Praktika e indeksimit të tarifave me inflacionin e ka origjinën në vitin 2024,...