Chelsea nuk pret fundin e sezonit, shkarkon që tani Liam Rosenior. Mësohet trajneri i ri

Chelsea nuk pret fundin e sezonit, shkarkon që tani Liam Rosenior. Mësohet trajneri i ri

22 Prill 2026 18:42 Telesport Pas pesë humbjeve rresht në Premier League, drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të shkarkojnë Liam Rosenior, i cili kishte vetëm 3 muaj që mori drejtimin e “Bluve”, duke zëvendësuar të shkarkuarin Enzo Maresca. Vendimi është bërë i ditur përmes një deklarate për shtyp të klubit londinez. “Liam Rosenior nuk është më trajneri i Chelsea-t. Në emër të të gjithëve në Chelsea FC, dëshirojmë të shprehim zyrtarisht mirënjohjen tonë për Liam dhe stafin e tij për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre me klubin tonë. Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, megjithatë rezultatet dhe performancat e fundit kanë rënë nën standardet e nevojshme. Calum McFarlane do të marrë drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm deri...