Berisha: Do marrin përgjigjen e merituar! Edi Balluku dhe Lubi Rama nuk kanë vend në këtë tokë pa shkuar para ligjit

Berisha: Do marrin përgjigjen e merituar! Edi Balluku dhe Lubi Rama nuk kanë vend në këtë tokë pa shkuar para ligjit

Berisha: Do marrin përgjigjen e merituar! Edi Balluku dhe Lubi Rama nuk kanë vend në këtë tokë pa shkuar para ligjit Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me incidentet e regjistruara në protestën e Partisë Demokratike, ku policia sulmoi protestuesit me gaz lotsjellës dhe breshëri uji. Në një prononcim për mediat, nga protesta, Berisha, u shpreh se ishin duke bërë një marshim paqësor dhe ndërhyrja e policisë ishte sipas tij një krim i shëmtuar. Berisha thotë, se do marrin përgjigjen e merituar. “Do marrin përgjigjen e merituar. Ishin në marshim paqësor. U bllokua rruga. Këta do të marrin përgjigjen e merituar. Kanë kryer një krim të shëmtuar sot. Ne po bënim marshim paqësor”, u shpreh Berisha.