Arbeloa në “fije të perit”, vetëm Champions-i mund ta shpëtojë. Bayerni, testi i parë
6 Prill 2026 12:27 Alfred Lleshi Stoli i Álvaro Arbeloa te Real Madridi varet nga një faktor i vetëm, Champions League. Pas humbjes 2-1 ndaj Mallorca, e cila mbylli praktikisht garën për titullin në La Liga, e ardhmja e trajnerit madrilen duket gjithnjë e më e pasigurt, sipas “AS”. Fitorja e Barcelonës ndaj Atletico Madridit në të njëjtën fundjavë shkatërroi shpresat e mbetura të Realit në garën për titull. Champions-i mbetet argumenti i vetëm për ta mbajtur Arbeloa në stolin merengues. Testi i parë do të jetë raundi çerekfinal ndaj Bayern Munich. Nëse kalon turin, mund të ndeshet më pas me PSG ose Liverpool. Një eliminim i hershëm mund të jetë fatal. Florentino Pérez kishte treguar më parë durim, por situata është përkeqësuar dhe rezultatet...
Burimi:
telesport.al