Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE
Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës ndaj kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje. Ashtu si në seancën e kaluar, Prokuroria e Posaçme vijoi me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur në proces. Në gjykatë u paraqit dëshmitari Dod Martini, banor i fshatit Stajke, deklaroi se zona ka qenë pa energji elektrike për 20 vite dhe se investimi për rikthimin e dritave është bërë kohët e fundit. Ai theksoi se nuk ka pasur biseda për vota apo mbështetje politike me Shkrelin. Edhe dëshmitari, Frrok Marku, punonjës i OSHEE, sqaroi se remonti në Stajke është kryer me bazë materiale të ardhura nga OSHEE dhe se investimi nuk ka lidhje me Bashkinë. Ai mohoi çdo kontakt...
Burimi:
javanews.al