Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që ndodheshin në kamion (EMRAT)
Policia e Shtetit ka identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së martës te rrethrrotullimi i TEG-ut. Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë shtetasit e huaj Mohamed Lotf rreth 30 vjeç, drejtues i kamionit pompë betoni, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Mohamed Ali rreth 44 vjeç, pasagjer, i cili ndërroi jetë në spital pavarësisht ndihmës mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri, rreth 28 vjeç, vijon të jetë i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Njoftimi i Policisë së Shtetit “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë...
Burimi:
sot.com.al