UFC-331/ Pantoja: Do ta rimarr titullin, 9 muaj më parë u tërhoqa i dëmtuar por nuk e humba duelin

UFC-331/ Pantoja: Do ta rimarr titullin, 9 muaj më parë u tërhoqa i dëmtuar por nuk e humba duelin

Luftëtari brazilian Alexandre Pantoja do të rikthehet në kafaz këtë fundjavë në eventin UFC-331, që zhvillohet në Kaliforni. Ai do të duelojë sërish ndaj amerikanit Joshua Van, ndaj të cilit humbi 9 muaj më parë titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg). Një përballje që u ndal që në raundin e parë, kur Pantoja për shkak të një dëmtimi në krah, u detyrua të pranojë humbjen dhe dorëzojë kurorën e këtij Divizioni. Duke iu rikthyer atij dueli, 36-vjeçari brazilian tha: “Van nuk më mundi dot në kafaz, nuk bëhet fjalë për këtë”. “Humbja erdhi për shkak të dëmtimit. Kam 20 vite që merrem me luftime profesionale dhe nuk kam praktikuar kurrë ndonjë teknikë me qëllim që t’ia thyej krahun dikujt në atë mënyrë....