UEFA Youth League: Partizani U-19 me fitore të madhe në transfertë dhe hedh një hap të madh për fazën tjetër

UEFA Youth League: Partizani U-19 me fitore të madhe në transfertë dhe hedh një hap të madh për fazën tjetër

16 Shtator 2026 22:28 Telesport Partizani U-19 e ka nisur me fitore rrugëtimin në edicionin 2026/2027 të UEFA Youth League. Skuadra kryeqytetase triumfoi në transfertë ndaj Valletta U-19 me rezultatin 2-0, në ndeshjen e parë të raundit të parë të “Domestic Champions Path”, të zhvilluar në stadiumin “Centenary” në Ta’ Qali, Maltë. Të kuqtë zhvilluan një paraqitje pozitive dhe arritën të zhbllokonin sfidën në minutën e 63-të me Erald Rrengën, ndërsa Ergit Hyka vulosi suksesin gjashtë minuta më vonë, duke i dhënë Partizanit një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit. Ky rezultat e afron ekipin shqiptar me kualifikimin në raundin e dytë të kompeticionit, ku fituesi i këtij çifti do të përballet me Hradec Králové të Çekisë. Ndeshja e kthimit, Partizani U-19 vs Valletta...