UEFA Nations League/ Ndeshja Finlandë-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

UEFA Nations League/ Ndeshja Finlandë-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Tifozët shqiptarë tashmë mund të sigurojnë biletat për të ndjekur nga afër Kombëtaren kuqezi në transfertën ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League – Liga C. Ndeshja Finlandë-Shqipëri do të zhvillohet më 3 tetor 2026, në “The Olympic Stadium” të Helsinkit, dhe biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë janë tashmë të disponueshme për blerje online. Për të siguruar biletën, tifozët duhet të përdorin linkun e posaçëm “Away Fans”, të regjistrohen në platformë dhe më pas të përzgjedhin vendet që dëshirojnë në sektorin e dedikuar për tifozerinë mike. Pas përzgjedhjes së vendeve, pagesa kryhet online përmes platformës.