“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, morën këtë të enjte (16 shtator) një vendim drastik ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i dënuar në total me 81 vjet burg për krime lufte. Një vendim që ka sjellë reagime të shumta dhe të forta kundër këtij vendimi dhe një i tillë ka ardhur nga sulmuesi i kombëtares shqiptare Rey Manaj. Sulmuesi i Sivasspor iu drejtua rrjeteve sociale teksa postoi një foto ku shfaqet logoja e UÇK të shoqëruar me frazën: ‘UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori. Është një sakrificë që nuk harrohet, një liri që nuk erdhi falas’. Futbollisti kuqezi e shoqëroi këtë postim të tij edhe duke kujtuar golin e fitores së kombëtares shqiptare në Serbi në kualifikueset e...