No Image Available

UÇK/ Ilir Demalia ngre pikëpyetje mbi raportin mes drejtësisë dhe historisë së Kosovës

81 vite burg për katër nga njerëzit që historia e Kosovës i njeh si drejtues të luftës për çlirim. Nuk dua të hyj këtu në fajësinë apo pafajësinë juridike të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Për këtë flet gjykata, flet mbrojtja, flet prokuroria dhe, mbi të gjitha, do të flasë historia. Por historia nuk është procesverbal gjykate. Dhe pikërisht këtu fillon pyetja që nuk mund të mbyllet me një togfjalësh juridik: çfarë po dënohet në Hagë dhe çfarë po rishkruhet në historinë e Kosovës? Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën fajtorë katër ish-drejtuesit e UÇK-së për disa krime lufte. Thaçi u dënua me 25 vjet, Krasniqi me 25, Veseli me 18 dhe Selimi me 13...