Uashingtoni ngre alarmin për Kosovën: Kriza politike po frenon partneritetin me Amerikën
Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, por njëkohësisht shprehin shqetësim për ngërçin politik dhe pasojat që ai po sjell në funksionimin e institucioneve. Mesazhi amerikan është që Kosova të përmbyllë sa më shpejt procesin e formimit të institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e gjykatave. Një tjetër shqetësim i SHBA-së lidhet me komunitetin serb në Kosovë. Uashingtoni kërkon që të gjithë qytetarëve t’u garantohen të drejta dhe mbrojtje të barabartë, ndërsa vlerëson rolin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit. Edhe dialogu Kosovë-Serbi mbetet në fokusin amerikan. Sipas Lawton, procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka ngecur për shkak të mungesës së vullnetit politik nga të dyja palët. Prishtinës dhe Beogradit u kërkohet të shmangin veprimet provokuese, të zbatojnë zotimet...
Burimi:
ntv.al