U propozua nga Kurti, Bekim Sejdiu njofton tërheqjen nga gara për president të Kosovës: Meqë unë nuk i kisha votat…
Bekim Sejdiu ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e garës për president të Kosovës, duke bërë të ditur se për vendimin e tij ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sejdiu, i cili kishte njoftuar edhe më herët tërheqjen nga kandidatura, ka deklaruar se nuk e sheh si të denjë zgjedhjen e presidentit vetëm me qëllim të shmangies së zgjedhjeve. “President duhet të zgjidhet dikush që e meriton atë pozitë”, ka thënë Sejdiu. Ai ka bërë të ditur se Kurtin dhe Abdixhikun i ka njoftuar sërish për qëndrimin e tij. Sipas tij, nëse LDK-ja kërkon dëshmi për këtë komunikim, ai mund t’ua përcjellë edhe mesazhin që u ka dërguar. Sejdiu ka treguar se kandidatura e tij ishte rezultat...
Burimi:
javanews.al