U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të mërkurë ekstradimin drejt Turqisë të aktivistes turke Julide Yazici, 32 vjeç, e arrestuar në Rinas në fillim të muajit gusht. Ajo është dënuar nga drejtësia turke për lidhje me një organizatë terroriste, por thotë se përndiqet politikisht për shkak të qëndrimeve të saj kundër presidentit Rexhep Tajip Erdogan. 32 vjeçarja u arrestua në fillim të gushtit në aeroportin e Rinasit teksa udhëtonte nga Franca drejt Shqipërisë. Gjatë kontrolleve në pikën kufitare rezultoi se ishte shpallur në kërkim nga zyra e Interpol në Ankara. Sipas autoriteteve turke, Yazici është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Stamboll me 4 vite e 2 muaj burgim për veprat penale “Dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrje në...