TVSH-ja rritet nga 6% në 10%, operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë të rishikohet vendimi!

TVSH-ja rritet nga 6% në 10%, operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë të rishikohet vendimi!

Nga 1 janari 2027, TVSH-ja për njësitë hoteliere pritet të rritet nga 6% në 10%. Ky ndryshim kundërshtohet nga operatorët turistikë në Vlorë, të cilët paralajmërojnë rritje të kostove dhe çmimeve për klientët, ndërsa kërkojnë rishikimin e vendimit. Administratorët e njësive hoteliere në qytetin bregdetar thonë se kjo rritje do të rëndojë më tej aktivitetin e tyre dhe do të ndikojë në konkurrueshmërinë e sektorit. Kledjan Binjakaj, administrator hoteli në Vlorë, thotë se sektori po përballet edhe me pasojat e rënies së kursit të euros, e cila, sipas tij, ka ndikuar ndjeshëm në të ardhurat e njësive akomoduese. Ai paralajmëron se kostot shtesë do ta vështirësojnë konkurrencën me vendet fqinje. Sipas Binjakajt, vendimi është kundërshtuar nga dhjetëra operatorë në rang vendi, të cilët kërkojnë rishikimin...