Turizmi në rritje, ministri Gonxhja: Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj në 8 muaj, Shqipëria destinacion!
Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë 8-mujorit të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Shifrat janë bërë publike nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, vetëm gjatë muajit gusht Shqipëria është vizituar nga mbi 2.4 milionë turistë të huaj. Gonxhja thekson se këto të dhëna tregojnë konsolidimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues në turizmin ndërkombëtar. Ministri nënvizon se fokusi tashmë është që rritja e numrit të vizitorëve të shoqërohet me zhvillim të qëndrueshëm të sektorit, përmes investimeve cilësore, ekonomisë së eventeve, rijetëzimit të trashëgimisë kulturore dhe zgjerimit të ofertës turistike gjatë gjithë vitit. Sipas Gonxhes, synimi është që zhvillimi...
Burimi:
javanews.al