Tunelet e Iranit sfidojnë arsenalin Amerikan/ A mund të shkatërrohen objektet bërthamore nëntokësore?

Tunelet e Iranit sfidojnë arsenalin Amerikan/ A mund të shkatërrohen objektet bërthamore nëntokësore?

Objektet bërthamore iraniane të ndërtuara në thellësi të maleve mund të paraqesin një nga sfidat më të mëdha ushtarake për çdo forcë që do të përpiqej t’i neutralizonte. Kështu u argumentua gjatë analizës së zhvilluar në emision, ku eksperti u ndal te mënyra se si Irani ka ndërtuar dhe mbrojtur një pjesë të infrastrukturës së tij strategjike. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara zotërojnë kapacitete shumë të fuqishme për të dëmtuar objektiva të fortifikuara, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se komplekset e ndërtuara thellë nën tokë mund të eliminohen plotësisht vetëm nga ajri. Eksperti argumentoi se disa prej tuneleve janë projektuar me struktura të ndërlikuara, thellësi të mëdha dhe sisteme mbrojtëse që synojnë të kufizojnë efektin e shpërthimeve. Në studio u pretendua gjithashtu se...