Tuchel: Nuk ka më fitore 7-0, duhet të shfrytëzojmë euforinë për të vijuar serinë pozitive
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka folur për mediat para ndeshjes së sotme që “3 luanët” do të luajnë në fushën e tyre ndaj Çekisë në Nations League. Kjo ndeshje vjen pas fitores së thellë 7-0 ndaj Kroacisë tri ditë më parë jashtë fushe. “Ndjesia ime është paksa ndryshe sepse kemi një ditë më pak në dispozicion dhe kemi pasur edhe një udhëtim me avion ndërmjet ndeshjeve. Duhet të presim një paraqitje të ngjashme për sa i përket përulësisë, qëndrimit dhe intensitetit, si me topin ashtu edhe pa të“, tha Tuchel. “Kush pret një tjetër fitore të thellë gabohet. Nuk duhet ta presim atë rezultat sepse kemi të bëjmë me një skenar tjetër. Çekia i shkaktoi shumë probleme Spanjës. Kemi parë një përmirësim të qartë...
Burimi:
telesport.al