Tuchel: Anglia ka bërë hapa përpara pas Kupës së Botës, duhet t’i rrisim më tej standartet tona

Tuchel: Anglia ka bërë hapa përpara pas Kupës së Botës, duhet t’i rrisim më tej standartet tona

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij, që pas humbjes ndaj Spanjës në ndeshjen e parë të Nations League, arriti tri fitore radhazi. Më e fundit dje, 2-1 ndaj Çekisë. Ai beson se ekipi ka bërë hapa përpara që nga Kupa e Botës. “Sigurisht dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë. Ky është qëllimi ynë: të përmirësohemi dhe të zhvillohemi vazhdimisht. I kemi përjetuar këto gjëra së bashku; kaluam një turne të madh që ishte shumë pozitiv, por është e nevojshme të ecim përpara dhe të përmirësohemi”, tha Tuchel. “Kemi rregulluar disa detaje në strukturën tonë, por nuk kemi bërë kompromise sa i përket angazhimit, intensitetit dhe frymës së bashkëpunimit në ekip. Lojtarët që ishin me ne në...