Tryeza Kombëtare/ Kumbaro: Shkollat janë rikthyer në normalitet, nuk do të tolerohen presionet ndaj nxënësve!

Tryeza Kombëtare/ Kumbaro: Shkollat janë rikthyer në normalitet, nuk do të tolerohen presionet ndaj nxënësve!

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, deklaroi se të gjitha shkollat në vend, përfshirë ato në Tiranë dhe Kamzë, i janë rikthyer normalitetit pas problematikave të shfaqura gjatë dy javëve të fundit, ndërsa theksoi se siguria dhe mirëqenia e fëmijëve mbeten përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe familjeve. Duke folur në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Kumbaro u ndal te ndikimi që zhvillimet e fundit kanë pasur te nxënësit dhe adoleshentët, veçanërisht përballë presioneve të ushtruara nga grupe të ndryshme dhe fushatave të manipulimit në internet. “Pas çdo diskutimi për shkollën, rregullat, sigurinë dhe të drejtat e fëmijëve, janë fëmijë konkretë dhe familje konkrete, me nevoja dhe ndjeshmëri konkrete. Përgjegjësia jonë është të sigurohemi që çdo fëmijë të ndihet i...