Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Ndryshimi i dukshëm në ngjyrën e flokëve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili është shoqëruar me imazhin e tij publik dhe politik për vite me radhë, nuk ka kaluar pa u vënë re nga interneti.Trump udhëtoi për në New Jersey gjatë fundjavës dhe, ndërsa zbriste nga Air Force One, kamerat kapën look-un e tij të ri. Flokët kishin ngjyrë dukshëm më të errët se zakonisht, me imazhet që ngjallën interes të madh si në mediat amerikane ashtu edhe në platformat dixhitale.Ngjyra e re e flokëve u bë shpejt temë diskutimi, me pyetjen “çfarë ndodhi me flokët e Trump?” që qarkulloi gjerësisht në rrjet.Ndryshimi në pamjen e presidentit amerikan nuk i la as kritikët e tij indiferentë. Avokati George Conway, i njohur për kritikat...