Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Katër ditë pas shpërthimit tragjik të gazit në një pallat në Elbasan, që u mori jetën dy personave dhe la pa banesë 15 familje, një nga banorët e mbijetuar ka rrëfyer për herë të parë momentet e tmerrit që përjetoi. I ftuar në emisionin “Në Kohë Reale”, moderuar nga Anjola Hamzaj, 20-vjeçari Manuel Sanço tregoi se si ai dhe nëna e tij hynë mes flakëve dhe rrënojave për të shpëtuar familjarët e bllokuar në apartament. Manueli tregoi se në momentin e ngjarjes po kthehej në banesë së bashku me nënën e tij. “Ishim futur në oborrin e pallatit dhe për një fraksion sekondi dëgjuam një zhurmë jashtëzakonisht të madhe. Mbeta i shtangur. Mami vrapoi menjëherë drejt banesës dhe unë pas saj. I gjithë muri i...