Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Një protestë qytetare është paralajmëruar të zhvillohet ditën e nesërme, më 1 shtator, në orën 10:00, përpara ambienteve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Njoftimi për protestën është bërë përmes një posteri të publikuar në rrjetet sociale nga organizatorët, të cilët e kanë cilësuar tubimin si një “protestë paqësore qytetare”. Në poster përcillet mesazhi “Drejtësia nuk duhet të vonojë”, ndërsa një tjetër slogan i protestës është “Askush mbi ligjin”. Sipas njoftimit, tubimi do të nisë në orën 10:00 pranë godinës së SPAK. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me organizimin apo numrin e pjesëmarrësve që pritet të marrin pjesë në tubim.