Thellohet përplasja në PS, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit nga partia

Thellohet përplasja në PS, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit nga partia

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në përfundim të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të hidhet në votim përjashtimi nga partia i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Kjo kërkesë është paraqitur nga kryesocialisti gjatë mbledhjes që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i anëtarëve të Asamblesë dhe nëse kërkesa e Ramës do të marrë mbështetjen e nevojshme në votim. Zhvillimi vjen në një moment tensionesh dhe diskutimesh brenda Partisë Socialiste, ku Asambleja e sotme pritet të shoqërohet me vendime të rëndësishme politike dhe organizative.