“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt
Sondazhet pas mbylljes së votimit në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt tregojnë një epërsi të thellë të AfD-së së ekstremit të djathtë, e cila, sipas parashikimeve të ARD-së, ka siguruar rreth 44.5% të votave. Pas saj renditet CDU me 18.5%, ndërsa Die Linke parashikohet të marrë 9.5% dhe SPD 8%. Rezultati pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në peizazhin politik të Gjermanisë lindore dhe mund të sjellë një përballje të re për mënyrën e formimit të qeverisë rajonale. Kandidati kryesor i AfD-së, Ulrich Siegmund, e ka cilësuar rezultatin si historik, ndërsa parashikimet e nxjerrin partinë si forcën më të madhe politike në parlamentin e ri të landit. CDU, e drejtuar nga Ministri-President Sven Schulze, ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke u renditur e dyta me...
Burimi:
javanews.al