Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

Në epokën digjitale shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë kanë fituar një dimension të ri. Të nisura në vitet 60-të të shekullit të kaluar, në panoramën e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse midis dy vendeve, shkëmbimet kulturore dhe njerëzore shënuan kulmin e tyre gjatë një dekade. Diktuar nga ndërprerja e njëanëshme nga pala shqiptare e marrëdhënieve dypalëshe edhe shkëmbimet kulturore u ndërprenë deri në vitet 90-të, kur Shqipëria hyri në pluralizëm politik. Pavarësisht ndërprerjes së këtyre shkëmbimeve memoria kulturore e shqiptarëve dhe kinezëve, mbeti e paprekur. Ashtu si rinisën kontaktet e tregtarëve me bizneset kineze, edhe shkëmbimet në fushën e kulturës dhe arsimit krijuan një histori të re. Janë të shumtë të rinjtë shqiptarë të diplomuar në universitetet kineze, të cilët janë kthyer në atdhe dhe kontribuojnë në fusha të ndryshme....