Inteligjenca Artificiale e Google mund të ndryshojë kuptimin e ADN-së dhe të sëmundjeve
Një model i ri i inteligjencës artificiale nga DeepMind i Google, i quajtur AlphaGenome, po hap rrugë për të kuptuar më mirë ADN-në dhe ndikimin e saj në sëmundje dhe zhvillimin e barnave. Ky sistem mund të ndihmojë shkencëtarët të zbulojnë pse ndryshimet e vogla në ADN rrisin rrezikun për sëmundje si hipertensioni, dementia apo obeziteti, dhe mund të përshpejtojë studimin e kancerit dhe sëmundjeve gjenetike. Gjenomi njerëzor përbëhet nga tre miliardë shkronja të kodit ADN (A, C, G dhe T). Vetëm 2% e tij kodojnë proteinat që trupi ka nevojë, ndërsa pjesa tjetër, e quajtur “gjenomi i errët”, ka një rol kyç në rregullimin e gjeneve dhe është vendi ku gjenden shumë mutacione të lidhura me sëmundjet. AlphaGenome mund të analizojë deri në një...
Burimi:
javanews.al