Google thyen rregullin e vjetër, ndryshimi i adresës së Gmail-it po bëhet realitet

Google thyen rregullin e vjetër, ndryshimi i adresës së Gmail-it po bëhet realitet

Nëse vite më parë keni zgjedhur një adresë të shëmtuar në Gmail, të vështirë për t’u mbajtur mend, ndoshta plot me numra, shpëtimi po afrohet me hapa të mëdhenj. Në Indi, Google po u lejon përdoruesve të Gmail-it, që ta korrigjojnë një gabim të tillë. Në praktikë, përdoruesit mund t’i bashkëngjisin profilit të parë që kanë në Gmail një profil të dytë, edhe nëse është krejtësisht i ndryshëm në emërtim. Adresa e parë në Gmail vazhdon të funksionojë normalisht. Ajo merr mesazhet dhe bashkëngjitjet si më parë, pa ndërprerje. Por të njëjtat mesazhe dhe bashkëngjitje fillojnë të mbërrijnë edhe në profilin e dytë të lidhur me të parin. Akses në shërbime Jo vetëm kaq. Si profili i vjetër, ashtu edhe i riu do të lejojnë...