Gjenerata e re Galaxy pritet të ndryshojë rregullat e lojës

Gjenerata e re Galaxy pritet të ndryshojë rregullat e lojës

Deri më sot, marrëdhënia jonë me teknologjinë ka qenë e qartë: ne japim komandën, telefoni e ekzekuton. Jemi mësuar të navigojmë nëpër menu të pafundme, të hapim disa aplikacione njëkohësisht për të kryer një detyrë të vetme dhe të shpenzojmë kohë duke kërkuar atë që na duhet. Por, po sikur teknologjia të mos priste më udhëzimet tona? Po sikur ajo të mendonte një hap para nesh? Së shpejti, Samsung do të hapë dyert drejt një epoke krejtësisht të re të inteligjencës artificiale, një epokë ku kufiri mes qëllimit tuaj dhe veprimit zhduket.  Inteligjenca që ju njeh para se të flisni Imagjinoni një ditë ku pajisja juaj përshtatet me ju në kohë reale. Nuk keni më nevojë të hapni kalendarin për të parë çfarë ju pret,...