Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

Një valë e re kufizimesh ndaj rrjeteve sociale për fëmijët dhe adoleshentët nisur në Europë, mes shqetësimeve në rritje për ndikimin e platformave digjitale në shëndetin mendor, sigurinë dhe zhvillimin e të miturve. Nisma të njëpasnjëshme kombëtare dhe diskutime në nivel të Bashkimit Europian po sinjalizojnë një ndryshim të thellë në mënyrën se si kontinenti synon të rregullojë hapësirën online. Sipas Francesca Pisanu, anëtare në organizatën Eurochild me seli në Bruksel, shtysa kryesore për debatet aktuale erdhi pas vendimit të Australisë për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç. “Pika e nisjes ishte padyshim e lidhur me ndalimin e rrjeteve sociale në Australi, sepse kjo e nxiti diskutimin rreth kësaj çështjeje. Ndoshta më parë kjo nuk ishte marrë në konsideratë. Ajo...