Dy shtete aziatike ndalojnë Grok-un e Musk, shkak imazhet me përmbajtje seksuale
Malajzia dhe Indonezia kanë ndaluar përdorimin e mjetit të inteligjencës artificiale Grok, i lidhur me rrjetin social X të Elon Musk, për shkak se është përdorur për të krijuar imazhe të rreme me përmbajtje seksuale, duke përdorur fytyra dhe foto të personave realë, pa lejen e tyre. Autoritetet e të dy vendeve thanë se Grok është keqpërdorur për të ndryshuar foto të grave, duke i paraqitur ato në veshje provokuese ose situata të turpshme. Sipas tyre, ekziston edhe rreziku serioz që ky mjet të përdoret për përmbajtje të ndaluara që mund të përfshijnë fëmijë, gjë që përbën shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor dhe sigurisë në internet. Malajzia dhe Indonezia janë vendet e para në botë që marrin një masë të tillë. Autoriteti Malajzian i...
Burimi:
javanews.al