Dell ringjall markën XPS të laptopëve

Dell ringjall markën XPS të laptopëve

Vitin e kaluar Dell vendosi të eliminojë çdo brend kompjuterësh përfshirë linjën ikonike XPS dhe i zëvendësoi ato me një skemë më të thjeshtuar emërtimi. Ishte një lëvizje e cila duhej ta bënte më të lehtë për njerëzit të zgjedhin mes brendeve të shumta po në realitet e bëri çdo gjë më konfuze për ta. Në CES 2026 Dell solli disa lajme të cilat u pritën mirë nga fansat e saj: marka XPS do të jetojë. Kompania prezantoi XPS 14 dhe XPS 16 me një dizajn më praktik sesa modelet e kaluara. Një rresht i ri i butonave të funksionit është shtuar mbi butonat tradicional në vend të butonave kapacitive që zhdukeshin në dritën e diellit. Gjithashtu kompania ka vendosur të ruajë atë trackpadin e...