Aplikacioni i videove po lufton për mbijetesë/ Pse java e parë e TikTok-ut nën pronësinë amerikane ishte një katastrofë

Aplikacioni i videove po lufton për mbijetesë/ Pse java e parë e TikTok-ut nën pronësinë amerikane ishte një katastrofë

Pak më shumë se një javë më parë, TikTok mbërriti zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara si “qytetar i natyralizuar”. Që nga ai moment, aplikacioni i videove po lufton për mbijetesë. Kalimi dramatik i TikTok-ut nisi më 22 janar, kur kompania kineze ByteDance finalizoi shitjen e aplikacionit te një grup investitorësh amerikanë, mes tyre edhe gjiganti i softuerëve Oracle. Gjatë periudhës nën pronësi kineze, TikTok njohu një rritje marramendëse, duke kaluar 1 miliard përdorues dhe duke lënë konkurrentë si Instagram të duken të vjetëruar. Por jeta e re e TikTok-ut në SHBA ka nisur keq. Një ditë pas kalimit të pronësisë, drejtuesit e rinj ndryshuan politikën e privatësisë, duke lejuar mbledhje më të gjerë të të dhënave, përfshirë edhe gjurmimin e saktë të vendndodhjes së përdoruesve....