AMD thotë se procesori i shumëpritur gaming Ryzen 7 9850X3D mbërrin në fund të Janarit

AMD thotë se procesori i shumëpritur gaming Ryzen 7 9850X3D mbërrin në fund të Janarit

Në CES 2026 në fillim të muajit Janar, AMD prezantoi Ryzen 7 9850X3D, një variant më buxhetor i modelit 700 dolalrësh 9950X3D. Kompania premtoi një çip të ri që do të debutonte në tre muajt e parë të vitit dhe mesa duket po vjen më herët sesa e kishim pritur. Ky procesor mund të jetë e juaji nga data 29 Janar për 499 dollarë. AMD thotë se 9850X3D mbështetet në modelin 9800X3D po ka frekuencë 400Mhz më lartë. Mund të arrijë frekuencë maksimale prej 5.6Ghz dhe karakterizohet nga 8 bërthama dhe 16 fije si dhe një memorie L2 dhe L3 të kombinuar prej 104MB. AMD thotë se ka aplikuar memorien 3D V-Cache në mënyrë vertikale duke krijuar më shumë hapësirë për të shtuar më tepër...