Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat
Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka thërritur sot në takim ministrat dhe grupin parlamentar. Mbledhja është parashikuar të zhvillohet në Pallatin e Brigadave në orën 10:00. Ashtu si dhe në takimet e tjera, në fokus të diskutimeve vijon të mbetet dokumenti ‘Besa’ që përmban ‘formulën’ e re qeverisëse për pjesën tjetër të mandatit, por dhe ‘Prania Besnike’, që parashikon riorganizimin e socialistëve në terren. Ndërkohë flitet se kryeministri Rama mund të njoftojë ndryshime në kabinet. Të fundit janë bërë në janar të këtij viti po në mbledhjen e përbashkët mes deputetëve dhe ministrave. Ndërkohë dje u zyrtarizua dhe dorëheqja e Evis Salës si ministre e Shëndetësisë pas një viti në detyrë. Sala tha se tashmë do të përqendrohej në angazhimet ndërkombëtare...
Burimi:
javanews.al