Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë, Klevis Kaso, ka reaguar publikisht pas raportimeve për paraqitjen e disa fëmijëve në spital me simptoma të të vjellave dhe diarresë. Përmes një deklarate, Kaso ka garantuar se uji i furnizuar nga rrjeti që administrohet nga institucioni është i pastër dhe i sigurt për konsum. “Edhe fëmijët e mi rriten në këtë qytet. Ata jetojnë këtu, konsumojnë ujin e këtij qyteti dhe kjo është arsyeja pse çdo shqetësim i qytetarëve më prek mua personalisht”, deklaroi Kaso, duke shtuar se analizat fiziko-kimike të marra në 22 pikat e monitorimit në qytet nuk kanë evidentuar ndotje apo prani të amoniakut dhe nitriteve. Kreu i Ujësjellësit sqaroi se rastet e izoluara të problematikave mund të vijnë si pasojë e ndërhyrjeve nga subjekte të...