Tansfer pricing nën hundën e Tatimeve?/ 6.5 mln euro, shërbime menaxhimi, skema se si Iute zbraz fitimin dhe taksat nga Shqipëria

Tansfer pricing nën hundën e Tatimeve?/ 6.5 mln euro, shërbime menaxhimi, skema se si Iute zbraz fitimin dhe taksat nga Shqipëria

Vitin e kaluar Iute në Shqipëri pagoi 1.1 miliardë lekë ose 11.4 milionë euro shpenzime për mëmën e saj në Estori. Të dhënat nga bilanci zyrtar i kompanisë tregojnë se 605.5 milionë lekë u paguan për shërbime menaxhimi nga mëma, 219 milionë lekë ishin shërbime garancie, ndërsa pjesa tjetër prej 274.3 milionë lekësh janë interesa që Iute në Shqipëri i paguan pronarit estonez si interesa borxhi. Në një sistem ideal taksimi, ku kapitali taksohet njësoj pavarësisht kufijve, transaksionet e një kompanie me palët e lidhura nuk do të përbënin asnjë shqetësim. Por në botën reale, ka një problem. Shkalla e taksave ndryshon nga njëri vend në tjetri. Në Shqipëri, tatim fitimi është 15 për qind. Por në Estoni ky tatim është zero. Ky hendek, që...