Tag: zonat

  • Dita sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta në zonat malore

    Dita sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta në zonat malore

    Të hënën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të Ultësirës Perëndimore, ndërsa në zonat malore në lindje do të ketë vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët në orët e para të ditës. Sipas Shërbimit meteorologjik Ushtarak pas orëve të mëngjesit, vranësirat në relievet lindore do të pësojnë një shpërbërje graduale.

    Era do të fryjë kryesisht nga veriu me shpejtësi rreth 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore herë pas here mund të arrijë deri në 12 m/sek.

    Deti pritet të jetë i qetë deri mesatar, me valëzim të forcës 2–3 ballë në Adriatik dhe Jon.

    Moti mbetet relativisht i qëndrueshëm në zonat e ulëta, ndërsa reshjet e lehta pritet të kufizohen vetëm në zonat malore.

  • Deputetja Vata denoncon braktisjen e zonave rurale në Mat: Fshati prodhon ushqimin e vendit, por pushteti e braktis

    Deputetja Vata denoncon braktisjen e zonave rurale në Mat: Fshati prodhon ushqimin e vendit, por pushteti e braktis

    Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, deputetja e opozitës Denisa Vata u shpreh se gjatë vizitës në fshatin Ketë, një nga zonat më të thella të rrethit të Matit, u përball me një realitet të dhimbshëm: braktisje totale nga pushteti.

    Sipas Vatas, rruga kryesore është e amortizuar, kanali vaditës 9 km i gjatë hapet çdo pranverë nga vetë banorët pa asnjë mbështetje, ndërsa prodhimet e fermerëve nuk kanë treg dhe shpesh u konfiskohet malli.

    “Kjo nuk është çështje gjeografie apo buxheti, por zgjedhje politike që varfëron një zonë të tërë,” thekson deputetja.

    Postimi:

    Sot isha në fshatin Ketë, një nga zonat më të thella të rrethit të Matit dhe realiteti është një dëshmi e qartë e braktisjes totale nga pushteti vendor dhe ai qendror.

    1. Rruga është plotësisht e amortizuar.
    Asnjë ndërhyrje nga Bashkia Klos. Asnjë plan. Asnjë investim minimal. Zonat që prodhojnë ushqimin e këtij vendi nuk mund të lëvizin dot vetë.

    2. Kanali vaditës, rreth 9 km i gjatë, hapet çdo pranverë nga vetë banorët.
    Pa mjete, pa mbështetje, pa asnjë makineri nga bashkia. Në 2025, fshati vadit tokat me lopata dhe me krahë, ndërsa taksat që paguajnë shkojnë diku tjetër, jo për ta.

    3. Prodhimet nuk kanë treg ,madje edhe kur gjejnë një mënyrë për të shitur, u konfiskohet malli.
    Keta dhe Xibri njihen prej vitesh për domaten cilësore, por sot fermerët mbeten me prodhimin në duar.

    Dhe kur përpiqen t’i shesin në Rrugën e Arbrit, mallin ua bllokojnë. Kjo s’është as ekonomi, as mbështetje ,është tallje dhe shkatërrim i mundit të njerëzve.

    Kjo situatë s’ka lidhje as me gjeografinë, as me buxhetin: është zgjedhje politike që lë një zonë të tërë të varfërohet.

     

  • Dimër i “vërtetë”/ Ja kur pritet  të bjerë dëborë javës që vjen

    Dimër i “vërtetë”/ Ja kur pritet të bjerë dëborë javës që vjen

    Java që vjen sjell një mot tipik dimri për Shqipërinë, me temperatura të ulëta dhe reshje të mundshme. Në zonat qendrore, ditët do të jenë kryesisht të freskëta me temperatura rreth 10 deri në 12 gradë celsius, ndërsa netët mund të zbresin deri në 3 apo 4 gradë. Në zonat bregdetare, si Durrës dhe Vlorë, ditët do të jenë pak më të buta, me temperatura që mund të arrijnë deri në 14 gradë, por nuk do të mungojnë reshjet e shiut që janë tipike për dhjetorin.
    Në zonat malore, moti pritet të jetë më i ftohtë dhe nuk përjashtohet mundësia për reshje bore.
    Në përgjithësi, java 8–14 dhjetor do të jetë e karakterizuar nga temperatura mesatare dimërore, reshje të mundshme dhe ditë me pak diell, duke e bërë të nevojshme veshjen e ngrohtë dhe përgatitjen për moti të ndryshueshëm.

  • VIDEO tronditëse, shpëtohet një familje pasi makina e tyre u përmbyt nga uji

    VIDEO tronditëse, shpëtohet një familje pasi makina e tyre u përmbyt nga uji

    Skena dramatike po zhvillohen në zonat e Lakonisë dhe Bashkisë së Manit Lindor, ku ekipet e EMAK-ut po evakuojnë vazhdimisht qytetarët nga shtëpitë dhe automjetet e përmbytura, duke i shpëtuar njerëzit nga rreziku i mbytjes.

    Në Skala Lakonia, sherbimet e EMAK-ut shpëtuan tre persona në minutën e fundit nga një automjet që ishte bllokuar dhe i zhytur nga ujërat. Pasagjerët u nxorën nga makina, e cila ishte fundosur në një zonë të përmbytur, me imazhe të operacionit të kapura në video.

    Materiali përkatës i publikuar nga Forecast Weather Greece regjistron përpjekjet e ekipeve të shpëtimit në kushte veçanërisht të vështira, me rrjedhje të fortë uji dhe dukshmëri të kufizuar, ndërsa ata i afrohen automjetit dhe largojnë në mënyrë të sigurt personat e bllokuar.

    Operacioni i organizuar dhe reagimi i menjëhershëm i ekipeve të shpëtimit kontribuan në përfundimin e operacionit të nxjerrjes të personave pa lëndime serioze.

    ‘Situata në Lakonia është e vështirë , për shkak të valës së motit të keq që po prek rajonin tonë’, tha, duke folur për APE-MPE , zëvendësguvernatori i rajonit, Theodoros Veroutis.

    Siç vuri në dukje ai, ‘po regjistrohen nivele të larta reshjesh, duke rezultuar në përmbytje në rrugë, prandaj të gjitha makineritë e ndërtimit të Rajonit të Peloponezit, si dhe individët privatë, po punojnë vazhdimisht për të adresuar problemet që janë krijuar’.

    Në të njëjtën kohë, z. Veroutis tha se ‘shumica e problemeve ndodhen në zonat e Bashkive të Manit Lindor dhe Evrotës, ndërsa organi koordinues i mbrojtjes civile u mblodh për të koordinuar të gjitha agjencitë e përfshira’.

    Probleme janë shkaktuar edhe në Zakynthos.

    Sipas imerazante.gr, në rrugën provinciale Zakynthos – Alykes, rruga u mbyll nga Mantolato e poshtë ku ka probleme, ndërsa rrëshqitje të vogla toke ndodhën në Lithakia, të cilat u trajtuan menjëherë.

  • Moti i keq godet vendin/ Meteorologët japin alarmin për 72 orët e ardhshme

    Moti i keq godet vendin/ Meteorologët japin alarmin për 72 orët e ardhshme

    Rajoni i Ballkanit, përfshirë Greqinë dhe zonat përreth saj, pritet të ndikohet nga një valë e fuqishme moti të keq që nis nga orët e para të së enjtes dhe do të zgjasë deri të shtunën. Meteorologët flasin për reshje intensive, stuhi të forta dhe erëra shumë të fuqishme që mund të shkaktojnë probleme të shumta në infrastrukturë.
    Meteorologu Giwrgos Tsatrafilias paralajmëron për një mot të keq me karakter mbarëkombëtar në Greqi, me stuhi dhe reshje të pandërprera për 72 orë
    Ai thekson se zona si Pilion, Volos, Larisa dhe Pieria mund të përjetojnë sasi ekstreme shiu, ndërsa Atika mbetet e ndjeshme për shkak të kapaciteteve të kufizuara të drenazhimit urban.
    Sinoptikani shpjegon se një sistem i fuqishëm me presion të ulët po shkakton përkeqësimin e motit. Ai paralajmëron për erëra 7–8 ballë dhe lokalisht 9 ballë, kryesisht në det dhe zonat bregdetare.
    Zonat më të rrezikuara për intensitet të lartë reshjesh dhe stuhish përfshijnë:
    Ishujt Jonianë
    Peloponezin Perëndimor dhe Jugor
    Epirin
    Atikën dhe Voiotinë
    Evian, Sporadet, Halkidikin
    Larisa, Magnesia, Pieria, Imathia
    Cikladet, Egjeun Lindor, Dodekanezin
    Kretën Perëndimore dhe Jugore
    Problemet e pritshme në infrastrukturë
    Sipas ekspertëve, valët e reshjeve dhe erërave mund të sjellin:
    Përmbytje të shpejta në zona të urbanizuara
    Bllokim të kanalizimeve dhe pusetave
    Rrëshqitje dheu në zona të pjerrëta
    Ndërprerje energjie nga erërat dhe vetëtimat
    Rritje të përkohshme të nivelit të detit në zonat bregdetare
    Thirrje për gatishmëri dhe kujdes
    Sinoptikanët kërkojnë nga autoritetet të rrisin gatishmërinë, të pastrojnë pusetat dhe përrenjtë, të informojnë banorët dhe të monitorojnë zonat me risk të lartë.
    Qytetarëve u kërkohet:
    Të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë motit të keq
    Të mos kalojnë rrugë të përmbytura
    Të mos i afrohen përrenjve dhe lumenjve
    Të mos parkojnë nën pemë
    Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve

  • Moti i keq godet edhe Greqinë, meteorologët japin alarmin për 72 orë me stuhi dhe përmbytje në të gjithë vendin

    Moti i keq godet edhe Greqinë, meteorologët japin alarmin për 72 orë me stuhi dhe përmbytje në të gjithë vendin

    Rajoni i Ballkanit, përfshirë Greqinë dhe zonat përreth saj, pritet të ndikohet nga një valë e fuqishme moti të keq që nis nga orët e para të së enjtes dhe do të zgjasë deri të shtunën. Meteorologët flasin për reshje intensive, stuhi të forta dhe erëra shumë të fuqishme që mund të shkaktojnë probleme të shumta në infrastrukturë.

    Meteorologu Giwrgos Tsatrafilias paralajmëron për një mot të keq me karakter mbarëkombëtar në Greqi, me stuhi dhe reshje të pandërprera për 72 orë.

    Ai thekson se zona si Pilion, Volos, Larisa dhe Pieria mund të përjetojnë sasi ekstreme shiu, ndërsa Atika mbetet e ndjeshme për shkak të kapaciteteve të kufizuara të drenazhimit urban.

    Sinoptikani shpjegon se një sistem i fuqishëm me presion të ulët po shkakton përkeqësimin e motit. Ai paralajmëron për erëra 7–8 ballë dhe lokalisht 9 ballë, kryesisht në det dhe zonat bregdetare.

    LEXO EDHE: Greqia përgatitet për ditë me mot të keq: Reshje të shumta dhe stuhi, Atika mes zonave më të rrezikuara

    Zonat më të rrezikuara për intensitet të lartë reshjesh dhe stuhish përfshijnë:

    Ishujt Jonianë

    Peloponezin Perëndimor dhe Jugor

    Epirin

    Atikën dhe Voiotinë

    Evian, Sporadet, Halkidikin

    Larisa, Magnesia, Pieria, Imathia

    Cikladet, Egjeun Lindor, Dodekanezin

    Kretën Perëndimore dhe Jugore

    Problemet e pritshme në infrastrukturë

    Sipas ekspertëve, valët e reshjeve dhe erërave mund të sjellin:

    Përmbytje të shpejta në zona të urbanizuara

    Bllokim të kanalizimeve dhe pusetave

    Rrëshqitje dheu në zona të pjerrëta

    Ndërprerje energjie nga erërat dhe vetëtimat

    Rritje të përkohshme të nivelit të detit në zonat bregdetare

    Thirrje për gatishmëri dhe kujdes

    Sinoptikanët kërkojnë nga autoritetet të rrisin gatishmërinë, të pastrojnë pusetat dhe përrenjtë, të informojnë banorët dhe të monitorojnë zonat me risk të lartë.

    Qytetarëve u kërkohet:

    Të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë motit të keq

    Të mos kalojnë rrugë të përmbytura

    Të mos i afrohen përrenjve dhe lumenjve

    Të mos parkojnë nën pemë

    Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve

     

  • Ministri Demo: 40 bashki përzgjedhin zonat prioritare për Paketën e Maleve, në 2026 nisin investimet e para

    Ministri Demo: 40 bashki përzgjedhin zonat prioritare për Paketën e Maleve, në 2026 nisin investimet e para

    Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo tha se gjatë 3- mujorit të parë të vitit 2026 do të kemi investimet e para në kuadër të “Paketës së maleve”. Në një intervistë për mediet ai informoi se kjo paketë do të zhvillohen në 8 bashkitë të cilave tashmë u janë miratuar zonat prioritare. “Tremujori i parë i 2026, do të jetë tremujori i cili do shohim le të themi dallëndyshet e para të rasteve të cilat do të jenë të gatshme vazhdojnë më pas me procedurat e marrjes së lejes së ndërtimit, për të vazhduar me procesin e marrjes së dokumentacionit të pronësisë. Ne kemi bashkinë Përmet, Skrapar, Elbasan, Belsh, Kukës, Shkodër, Shijak, Mat, që tashmë kanë të miratuara zonat prioritare. Përfundojmë me Vaun e Dejës, me Bashkinë Klos, Bashkinë Memaliaj, dhe javët që vijnë më pas do të kemi Bashkinë Vlorë”, tha Demo.
    Demo bëri të ditur se, “janë rreth 40 bashki deri tani që kanë filluar procesin e përzgjedhjes së zonave prioritare”. Sipas tij, objektivi është që deri në muajin janar të kemi përmbyllur përcaktimin e zonave prioritare siç e përcakton dhe vetë ligji. Ai tha se “të gjithë personat që do të aplikojnë do të shprehin interesin, i cili do të jetë më pas edhe i mbështetur me dokumentacionin përkatës siç e parashikon ligji. Janë bashkitë ato që do marrin këto aplikime, do bëjnë verifikime në terren dhe do ndjekin hapat ligjorë për të garantuar transparencë për komunitetin”.
    Gjithashtu vuri në dukje Demo, aplikuesit e parë do të përfitojnë edhe lehtësira fiskale. “Paketa e maleve zgjidh një nga problemet që mund të jetë lidhur me pronësinë. Por së dyti patjetër është përjashtimi nga detyrimet, duke filluar që nga taksat e ndërtimit, por më pas edhe përjashtimin nga TVSH-ja. 500 rastet e para që do fillojnë të investojnë përmes Paketës së Maleve, do të jenë përfituesi të këtyre iniciativave që janë shumë të rëndësishme për këtë biznes”, theksoi ministri. Paketa e Maleve është një nismë ligjore dhe zhvillimore e Qeverisë Shqiptare që synon të nxisë investimet dhe rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore të vendit.

  • Kur rikthehen reshjet e shiut? Lajda Porja jep lajmin e papritur: Përgatituni…

    Kur rikthehen reshjet e shiut? Lajda Porja jep lajmin e papritur: Përgatituni…

    Territori shqiptar hyn në fundjavë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ndërsa reshjet mbeten të pakta dhe të izoluara, kryesisht në jug dhe në zonat lindore.
    Meteorologia Tanja Porja tha se mëngjesi i sotëm ka qenë dukshëm i ftohtë, me termometrin që në zonat malore të veriut dhe verilindjes ka zbritur pranë 0°C.
    Në zonat e thella lindore janë regjistruar reshje dëbore, të cilat pritet të zbresin edhe më pranë zonave të ulëta në orët e pasdites.
    Pjesa më e madhe e vendit do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa maksimumet sot luhaten nga 7°C në zonat malore deri në 16°C në ultësirën perëndimore.
    Era verilindore do të intensifikohet herë pas here, duke shtuar ndjesinë e të ftohtit. Fundjava parashikohet të jetë pa reshje për shumicën e territorit, ndërsa e hëna, pushimi për shumë institucione, do të vijojë me mot të ftohtë, por me diell.

  • A do ndalen reshjet e shiut? Lajda Porja jep lajmin e papritur: Përgadituni, temperaturat do zbresin në…

    A do ndalen reshjet e shiut? Lajda Porja jep lajmin e papritur: Përgadituni, temperaturat do zbresin në…

    Territori shqiptar hyn në fundjavë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ndërsa reshjet mbeten të pakta dhe të izoluara, kryesisht në jug dhe në zonat lindore.
    Meteorologia Tanja Porja tha se mëngjesi i sotëm ka qenë dukshëm i ftohtë, me termometrin që në zonat malore të veriut dhe verilindjes ka zbritur pranë 0°C.
    Në zonat e thella lindore janë regjistruar reshje dëbore, të cilat pritet të zbresin edhe më pranë zonave të ulëta në orët e pasdites.
    Pjesa më e madhe e vendit do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa maksimumet sot luhaten nga 7°C në zonat malore deri në 16°C në ultësirën perëndimore.
    Era verilindore do të intensifikohet herë pas here, duke shtuar ndjesinë e të ftohtit. Fundjava parashikohet të jetë pa reshje për shumicën e territorit, ndërsa e hëna, pushimi për shumë institucione, do të vijojë me mot të ftohtë, por me diell.