Tag: zgjidhni

  • Frutat dhe perimet që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

    Frutat dhe perimet që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

    Nëntori sjell shumë produkte, që nga lakra gjithë vitamina që na vjen nga zona e Lushnjës, tek ullinjtë e Beratit, Tiranës, Elbasanit dhe Jugut që na shoqërojnë në sallata e meze.

    Nga panxhari i kuq i zonës së Maliqit tek kërpudhat e shkëlqyera që rriten në të egër në Tropojë.

    Dhe si për t’u ëmbëlsuar pak, disa mandarina dhe agrume nga Xarra, Borshi apo Saranda e bëjnë nëntorin një dashuri më vete.

    Panxhari i kuq

    Panxhari ka jo vetëm një pamje të bukur, duke qenë se kanë një ngjyrë të fortë të kuqe që shkëlqen si asgjë tjetër, por ka dhe një kombinim të shkëlqyer të së ëmblës me tokën.

    Nëse hyn tek kategoria e atyre që nuk e fusin në gojë panxharin, bëni mirë ta rikonsideroni duke qenë se ka edhe shumë vlera ushqyese.

    Në Shqipëri, zona që shquhet për prodhimin e panxharit në vend, është ajo e Maliqit.

    Si t’i zgjidhni

    Zgjidhni panxhar që është më i rëndë për madhësinë e tyre dhe kujdesuni që të mos ketë të çara në lëkurë.

    AgroWeb.org ju tregon se nëse shiten dhe me pjesën e bishtit, pjesa jeshile është tregues i freskisë dhe mund të gatuhen shumë shpejt.

    Janë me të vërtetë shumë të shijshëm – mos i anashkaloni.

    Si t’i ruani

    Vendosini në frigorifer në një qese plastike të mbyllur në mënyrë hermetike.

    Këshilla shtesë

    Mbështilleni panxharin me letër alumini kuzhine dhe futeni në furrë në 400 gradë dhe lëreni derisa të jenë aq të buta sa të priten lehtësisht nga thika.

    Lërini të ftohen dhe lëkura do të bjerë me shumë lehtësi.

    Lakra

    E pasur me vitaminë C dhe K, lakra është një super ushqim për parandalimin e radikaleve të lira.

    Duke ngrënë më shumë lakër ju ndihmoni të zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit në zorrë dhe prostat.

    Plus studime të reja kanë treguar se të ushqehesh me këtë lloj perimi ndihmon për ta mbajtur në super formë sistemin imunitar.

    Lakrat më të mira janë nga zona e Lushnjës, që njihet dhe për prodhimin më të madh të lakrës në vend.

    Si t’i zgjidhni

    Zgjidhni lakër që ka ngjyrë të fortë dhe sigurohuni që gjethet të jenë të mbyllura fort dhe lakra të jetë e fortë.

    Si t’i ruani

    Mbajini të mbyllur në frigorifer në qese plastike të izoluara mirë.

    Këshilla shtesë

    Ka disa mënyra për ta gatuar lakrën. Ajo tradicionale që kanë gatuar gjithnjë mamatë tona, duke e zier, por edhe në sallatë.

    AgroWeb.org ju tregon një mënyrë tjetër, sanduiçin tuaj të preferuar në vend të bukës mund ta mbështillni me një fletë lakër.

    Do të merrni vitaminat dhe do të keni një shije të veçantë.

    Mandarina

    Këto fruta të vogla janë gjithë shije dhe lëng dhe i përkasin familjes së agrumeve së bashku me portokallet.

    Mandarinat e Xarrës, Borshit, Sarandës na japin një shije aq të ëmbël që na bëjnë të besojmë se vera nuk ka mbaruar edhe pse jemi në nëntor.

    Si t’i zgjidhni

    Shihni për mandarina që kanë ngjyrë të fortë dhe janë gjithashtu të forta. AgroWeb.org ju këshillon se nëse shiten me gjithë gjethe, sigurohuni që gjethet të jenë të freskëta.

    Si t’i ruani

    Duke qenë se lëkura e tyre është e hollë, mandarina është një agrume që mund të futet në frigorifer në qese plastike të izoluara mirë.

    Këshilla shtesë

    Ka disa varietete mandarinash, ku disa prej tyre janë pa fara. Por edhe në rast kur kanë fara, janë aq të shijshme dhe të ëmbla sa askush nuk i vë re.

    Perimet me rrënjë

    Përveç karrotës, ka dhe shumë perime të tjera me rrënjë që janë të shkëlqyera. Një nga ato është dhe preshi i gatuar në gjellë, byrek apo i shtuar në sallatë.

    Si t’i zgjidhni

    Zgjidhini ato që janë të forta, pa pjesë të buta. Kujdesuni që veçanërisht koka dhe bishtat e preshit në veçanti të jenë të gjelbra dhe të freskëta.

    Si t’i ruani

    Ruajini në një qese plastike në frigorifer.

    Këshilla shtesë

    Preshi gjithashtu është i ëmbël, por jo aq sa karrota, por e pasurojnë shumë mirë njëra tjetrën.

    Ullinj

    Është një nga pemët më të përmendura në librat e shenjtë, ndërkohë që fruti i tij është krejt shpirti i shijes mesdhetare.

    Ulliri është konsideruar dhe si simbol i paqes, jetës dhe pjellorisë dhe ka formëzuar peisazhin e Shqipërisë.

    Kultivarët “Kalinjot”, “Kokërr Madhi i Beratit”, “Bardhi Tiranes”, “Kryps Elbasani”, “Mixan” dhe “Himara” zënë 85% të prodhimit në vend dhe janë të një cilësie shumë të lartë.

    Si t’i zgjidhni

    Ullinjtë jeshilë zakonisht mblidhen në fillim të sezonit, ndërsa ullinjtë e zinj vilen në nëntor-dhjetor dhe janë më të butë dhe me më shumë tul.

    Si t’i ruani

    Ullinjtë duhet të jenë relativisht të fortë dhe asnjëherë të gërvishur apo të dëmtuar.

    Për t’i ruajtur këshillohet të shtoni disa feta limoni dhe t’i ktheni herë pas here në mënyrë që të mos kalben. Mos i mbani të mbyllur, pasi është më mirë që të kenë ajër.

    Nëntori është një nga muajt më domethënës të vitit për asortimentet e produkteve që sjell. Sigurohu ta shijosh plotësisht./AgroWeb.org

  • “Do të ndërtojmë fabrika të AI në Ballkan”/ Presidentja e KE: Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën!

    “Do të ndërtojmë fabrika të AI në Ballkan”/ Presidentja e KE: Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën!

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tregon se me anëtarësimin ne BE, ekonomia e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të pësojë një valë rritje. Ajo ftoi gjithashtu të gjithë investitorët të shohin me përparësi Ballkanin Perëndimor për të investuar. 
    “Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën”, tha ajo, ndërsa shton se në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi do të ndërtohen fabrika të Inteligjencës Artificiale për ta shtrirë më pas këtë veprimtari në të gjithë Ballkanin Perëndimor. 
    “Të gjitha vendet që janë bërë pjesë e BE kanë përjetuar një rritje të pabesueshme ekonomike. Mendoni për valën e anëtarësimeve. E njëjta do të ndodhë dhe për Ballkanin Perëndimor. Ekonomitë tuaja do të rriten me shpejtësi. Ne e miratuam planin për këtë arsye. BE çel sektorët e vet ekonomike për bizneset tuaja. 
    Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi ,koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani. Dhe më vjen mirë të shoh kaq shumë prej jush, të gatshëm të përfituar mundësinë e biznesit që krijohen na integrimi i afërt. Pas pak do të nënshkruajmë 10 marrëveshje të rëndësishme biznesi. Nesër do të diskutoni për 24 investime të mundshme. Kompanitë lokale do të rriten falë investimeve evropiane. 
    Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën. Ne do të hapim fabrikat tona në AI në Ballkanit Perëndimor. Do të nisim me ngritjen e dy fabrikave në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi e do ta zgjerojmë në të gjitha rajonin,. Fuqia kompjuterike e unionit do të jetë në shërbimit tuaj. Dua që e ardhja e AI të bëhet në Europë ashtu dua që dhe Ballkani Perëndimor të jetë në zemër të saj”, tha Ursula von der Leyen. 
     

  • Sa shpesh duhet t’i lani flokët?

    Sa shpesh duhet t’i lani flokët?

    Sa herë duhet t’i lani flokët? Çdo ditë? Një herë po, një herë jo? Dy herë në javë? Apo vetëm një herë në javë? Kjo pyetje e përjetshme vazhdon të krijojë diskutime, konfuzion dhe shpesh, polemika sidomos në epokën e rrjeteve sociale ku çdo opinion kthehet në një trend.

    Kujdesi për flokët është një trend në rritje të pandalshëm, me gjithnjë e më shumë konsumatorë që i kushtojnë rëndësi mirëqenies së lëkurës së kokës dhe gjendjes së flokëve të tyre. Por, pavarësisht kësaj rritjeje të ndërgjegjësimit, disa mite vazhdojnë të mbijetojnë, veçanërisht ai që thotë se larja e shpeshtë dëmton flokët.

    Në të vërtetë, sipas ekspertes së bukurisë Naila Battel, nuk ka një rregull universal për të gjithë. Gjithçka varet nga tipi i skalpit, struktura e flokëve dhe stili i jetesës.

    “Nëse skalpi është i yndyrshëm, ndoshta është e nevojshme të lahen çdo dy ditë. Nëse është i thatë, dy herë në javë mund të jetë e mjaftueshme. Në kushte ‘normale’, çdo 2-3 ditë është një frekuencë e mirë,” shpjegon ajo. “Edhe faktorët e jashtëm kanë rëndësi: ata që bëjnë aktivitet fizik rregullisht apo jetojnë në qytete me ndotje të lartë mund të kenë nevojë për më shumë larje.”
    A është e dëmshme larja e shpeshtë?
    Sipas Battel, jo – përkundrazi. “Një skalp i pastër është gjithmonë më i mirë se ai që mban për ditë me radhë sebum, papastërti dhe ndotje. Sekreti është përdorimi i një shampoje të butë dhe të përshtatur për tipin e flokëve.”

    Si të zgjidhni shampon e duhur?
    Gjithçka nis nga një analizë e skalpit:

    Flokë me yndyrë? Zgjidhni formula që rregullojnë prodhimin e sebumit.
    Flokë të thatë ose të trajtuar kimikisht? Zgjidhni shampo hidratuese dhe ushqyese.
    Në çdo rast, preferoni produkte me pH natyral, pa sulfate e parabene, të cilat mund të jenë agresive në përdorim afatgjatë. Dhe mos harroni të lexoni INCI-n (listën e përbërësve): shmangni silikonët, derivatet e naftës dhe, mbi të gjitha, parabenet – që mund të ndikojnë në balancat hormonale.

    Po balsami? A duhet përdorur gjithmonë?
    “Po, është një hap thelbësor pas shampos. Balsami zbut, shpërbën nyjet dhe mbron fibrën e flokëve. Për një trajtim më të thellë, mund të alternohet me një conditioner më ushqyes apo maska hidratuese. Të dyja janë pjesë thelbësore e një rutine bukurie të plotë për flokët.”

    A është shampo e thatë zgjidhje për flokët që yndyrosen shpejt?
    “Shampo e thatë është një ndihmë e madhe kur nuk kemi kohë të lajmë flokët. Ai përmban pluhura që thithin yndyrën e tepërt dhe japin një ndjesi freskie. Por nuk mund të zëvendësojë larjen me ujë dhe duhet përdorur me masë.”

  • Si të zgjidhni kremin e duhur kundër diellit? Ja çfarë duhet të din

    Si të zgjidhni kremin e duhur kundër diellit? Ja çfarë duhet të din

    Gjatë muajve të nxehtë të verës dhe jo vetëm mbrojtja nga rrezet e dëmshme të diellit është thelbësore. Zgjedhja e kremit të duhur kundër diellit nuk është thjesht çështje estetike, por një investim për shëndetin afatgjatë të lëkurës. Ja disa udhëzime të qarta për të bërë zgjedhjen e duhur.

    1. Kontrolloni faktorin mbrojtës SPF

    SPF (Sun Protection Factor) tregon nivelin e mbrojtjes kundër rrezeve UVB, ato që shkaktojnë djegie dhe rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës. Dermatologët rekomandojnë përdorimin e një kremi me SPF 30 ose më shumë, veçanërisht në ditët me diell të fortë. SPF 30 bllokon rreth 97% të rrezeve UVB.

    2. Zgjidhni mbrojtje “broad-spectrum”

    Gjithmonë sigurohuni që kremi të ofrojë mbrojtje të gjerë spektri, që do të thotë se mbron si nga rrezet UVA (që plak lëkurën) edhe nga UVB (që djeg lëkurën). Kjo mbrojtje është thelbësore për të parandaluar plakjen e parakohshme, njollat dhe problemet serioze të lëkurës.

    3. Njihni tipin tuaj të lëkurës

    Për lëkurë të yndyrshme, kërkoni një krem që është “oil-free” ose “non-comedogenic” (nuk bllokon poret). Nëse keni lëkurë të thatë, zgjidhni një krem me përbërës hidratues si glicerinë ose acid hialuronik. Ndërsa për lëkurë të ndjeshme, produktet pa parfum dhe pa kimikate të forta janë më të përshtatshme – mund të kërkoni kremra me përbërje minerale si zink ose titanium dioksid.

    4. Konsideroni aktivitetin tuaj ditor

    Nëse do të jeni aktivë, notoni apo djersitni, zgjidhni një krem që është rezistent ndaj ujit. Shikoni për etiketimin “water resistant” ose “very water resistant”, por mos harroni se asnjë krem nuk është 100% i paprekshëm – duhet riaplikuar çdo 2 orë ose menjëherë pas larjes.

    5. Mos lini pas dore lëkurën e errët

    Është një mit që lëkura më e errët nuk ka nevojë për krem dielli. Megjithëse ka më shumë melaninë që ofron mbrojtje natyrale, rrezet UVA dhe UVB prekin të gjithë, pavarësisht ngjyrës së lëkurës. Zgjidhni një krem që nuk lë njolla të bardha – sot ka shumë formula të krijuara për të gjitha tonet e lëkurës.

    6. Lexoni përbërësit dhe shmangni disa kimikate

    Shmangni përbërës si oxybenzone dhe octinoxate, të cilët janë të dyshuar për ndikim negativ në hormone dhe në mjedis (sidomos në koralet detare). Kremrat me përbërës mineralë (të quajtur edhe fizikë), si zink oksid ose titan dioksid, janë një alternativë më e sigurt dhe natyrale.

    7. Mos harroni aplikimin korrekt

    Zgjedhja e kremit është vetëm hapi i parë – aplikimi korrekt është gjithashtu vendimtar. Duhet të përdorni një sasi të bollshme, rreth një lugë çaji për fytyrën dhe më shumë për trupin. Riaplikoni çdo dy orë, veçanërisht në diellin e mesditës.

  • Superfrutat e freskëta të qershorit, cilat janë dhe si t’i zgjidhni

    Superfrutat e freskëta të qershorit, cilat janë dhe si t’i zgjidhni

    Qershori është muaji i parë zyrtar i verës. Dhe zakonisht kur mendojmë për verën, mendja na shkon menjëherë tek ngjyrat, jo vetëm në garderobë, por edhe tek ngjyrat që servirim në pjatë.

    Më poshtë, do të gjeni cilat janë frutat që duhet të mbushin shportën tuaj në këtë muaj dhe disa këshilla nga AgroWeb.org për mirëmbajtjen dhe zgjedhjen e tyre.

    Pjepri

    Nëse ka një frut, që përfaqëson më së miri ëmbëlsinë e verës, ai është pjepri.

    Shija dhe ndjesia e freskisë dhe ëmbëlsisë e bën pjeprin frutin mbret të verës.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zona që ka prurjet më të të mëdha të pjeprit, si edhe shalqirit është Divjaka.

    Pjepri i vendit sjell raportin më të mirë mes cilësisë dhe vlerës në blerje.

    Si ta zgjidhni?

    Tek pjepri treguesi më i mirë është ngjyra. Pjesa e poshtme e frutit duhet të jetë në ngjyrë të artë dhe jo jeshile. Pjepri duhet të ketë një aromë shumë të mirë.

    Si ta ruani?

    Pjepri është jetëgjatë edhe pasi është vjelur, me kusht që të ruhet në temperaturën e ambjentit.

    Nëse ju pëlqejnë të ftohtë, mbajini në frigorifer gjatë natës, por nëse i mbani më gjatë do të fillojnë të zbuten dhe kalben.

    Këshilla shtesë. Pjepri është shumë i ëmbël, ndaj dhe mund ta kombinoni me përbërës të tjerë më të kripur për të balancuar shijen si me proshutë ose djathë.

    Pjeshkët, nektarinat

    Pjeshkët dhe nektarinat janë mbretëreshat e sezonit të verës. Ndryshimi i vetëm është se pjeshkët janë më të forta dhe me push dhe nektarinat janë me lëkurë më të lëmuar.

    Më të apasionuarit e këtyre frutave mund të argumentojnë se shija e pjeshkës është shumë më e fortë, ndërsa ajo e nektarinave, kajsive ka nuanca të shijes së agrumeve.

    Vendin e parë në vend për prodhimin e pjeshkëve dhe kajsive e mban qyteti i Elbasanit.

    Si t’i zgjidhni?

    Mënyra më e mirë për të zgjedhur pjeshkët dhe kajsitë më të mirë qëndron tek ngjyra e tyre.

    Sa më portokalli të jenë, aq më të ëmbla dhe të mira janë. Por mbi të gjitha, këshilla e AgroWeb.org është se asaj që duhet t’i besoni më shumë është nuhatja.

    Pjeshkët dhe nektarinat më të mira kanë një aromë të parezistueshme.

    Si t’i ruani?

    Pjeshkët dhe kajsitë ideale vazhdojnë të piqen edhe pasi janë vjelur, kështu që mos u shqetësoni shumë nëse fruti në fillim është pak i fortë.

    Por mos i fusni në frigorifer para se të jenë zbutur dhe të kenë marrë më shumë aromë.

    Këshilla shtesë: Për një komposto apo reçel më të mirë, duhet t’ia hiqni lëkurën pjeshkëve, ndërkohë që me kajsitë nuk është e nevojshme.

    Qershitë

    Qershori është padiskutim muaji i qershive. Edhe pse tashmë kanë dalë në treg, piku i pjekjes së tyre arrin pikërisht në këtë muaj me qershitë e Beratit, Peshkopisë dhe të Korçës.

    Fundi i muajit shënon dhe ardhjen në treg të vishnjeve, që dallohen për ngjyrën e errët dhe shijen pak më të athët.

    Si t’i zgjidhni qershitë?

    Shikoni për qershi me lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi tregon se ajo është plotësisht e pjekur.

    Me qershitë e bardha shihni të jenë sa më transparente dhe me ngjyrë të artë.

    Gjithashtu kontrolloni dhe bishtat; ato duhet të jenë jeshile dhe me fleksibilitet, ndërkohë që në momentin që ruhen, marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë.

    Si t’i ruajmë qershitë?

    Futini në frigorifer të izoluara mirë. Ato mund të rrojnë deri në disa javë në këtë mënyrë, ose të paktën në teori, pasi ka shumë gjasa që t’i keni ngrënë deri në atë kohë./AgroWeb

  • “Është koha të merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni vetë problemet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Është koha të merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni vetë problemet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Dashi

    Është koha të merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni vetë problemet tuaja. Askush nuk mund ta bëjë më mirë sesa ju! Java ka nisur me shumë tenison edhe në punë.
    Demi

    Sot do të bëni një kthim pas në zgjedhjet tuaja dhe do të kuptoni se cilët miq ju kanë qëndruar vërtetë pranë dhe cilët kanë zgjedhur të largohen apo t’ju kthejnë krahët.
    Binjakët
    Ritmet e kësaj dite do të jenë të lodhshme për ju, por me përvojën dhe qëndrueshmërinë tuaj do të keni mundësi të përballeni mirë si me detyrat tuaja profesionale ashtu edhe me ato familjare.
    Gaforrja
    Po kaloni një situatë me probleme dhe po përjetoni situata të çuditshme. Ruani qetësinë dhe jini të kthjellët për të marrë vendimet më të mira për veten tuaj. Askush më shumë se ju nuk ka rëndësi.
    Luani
    Suksesi që keni qenë duke ëndërruar po vjen dhe do të jetë edhe më i madh nga sa keni pritur. Është koha të shijoni frytet e punës suaj. Kjo do të përmirësojë edhe financat.
    Virgjëresha
    Dita sot është shumë pozitive për ju dhe do të bëni gjëra që ju argëtojnë. Favorizime në aspektin profesional priten pas ditës së nesërme. Ana sentimentale rezevon surpriza.
    Peshorja
    Do të keni intensitet sot, por edhe energji për t’u marrë me shumë çështje që ju shqetësojnë.  Komunikimi është i favorizuar dhe ju do të jeni në gjendje t’i transmetoni pikëpamjet tuaja.
    Akrepi
    Është një ditë e shkëlqyeshme për ju që të plotësoni planet tuaja dhe të përmbushni ëndrrat tuaja. Merreni me ato që ju kënaqin dhe sigurohuni që të merrni një pushim.
    Shigjetari
    Shmangni sot disa njerëz që ju lodhin mendërisht. Bisedoni me njerëzit tuaj për të zbuluar se çfarë i shqetëson ata. Ka disa çështje që ju duhet të diskutoni me njerëz të afërt.
    Bricjapi
    Kujdesuni për veten dhe më pas merruni me detyrimet tuaja. Në veçanti, disa çështje familjare mund t’ju shqetësojnë. Mos i anashkaloni dhe mos i lini pas dore, për të mirën tuaj.
    Ujori
    Intuita e mprehtë që do të keni sot do t’ju ndihmojë të zgjidhni disa çështje që ju shqetësojnë kohët e fundit. Ju mund të vini në zbatim planet tuaja, por e dini se ato kërkojnë shumë punë.
    Peshqit
    Sot, disa situata dhe lajme do t’ju prishin humorin. Mundohuni të mos ndikoheni dhe të jeni gati, sepse do t’ju duhet të merreni me çështje të cilat sot po evoluojnë me shpejtësi dhe duan zgjidhje.

  • Superfrutat e Freskëta të Qershorit – Cilat Janë dhe si t’i Zgjidhni

    Superfrutat e Freskëta të Qershorit – Cilat Janë dhe si t’i Zgjidhni

    Qershori është muaji i parë zyrtar i verës. Dhe zakonisht kur mendojmë për verën, mendja na shkon menjëherë tek ngjyrat, jo vetëm në garderobë, por edhe tek ngjyrat që servirim në pjatë.

    Më poshtë, do të gjeni cilat janë frutat që duhet të mbushin shportën tuaj në këtë muaj dhe disa këshilla nga AgroWeb.org për mirëmbajtjen dhe zgjedhjen e tyre.
    Pjepri
    Nëse ka një frut, që përfaqëson më së miri ëmbëlsinë e verës, ai është pjepri.
    Shija dhe ndjesia e freskisë dhe ëmbëlsisë e bën pjeprin frutin mbret të verës.
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zona që ka prurjet më të të mëdha të pjeprit, si edhe shalqirit është Divjaka.
    Pjepri i vendit sjell raportin më të mirë mes cilësisë dhe vlerës në blerje.
    Si ta zgjidhni?
    Tek pjepri treguesi më i mirë është ngjyra. Pjesa e poshtme e frutit duhet të jetë në ngjyrë të artë dhe jo jeshile. Pjepri duhet të ketë një aromë shumë të mirë.
    Si ta ruani?
    Pjepri është jetëgjatë edhe pasi është vjelur, me kusht që të ruhet në temperaturën e ambjentit.
    Nëse ju pëlqejnë të ftohtë, mbajini në frigorifer gjatë natës, por nëse i mbani më gjatë do të fillojnë të zbuten dhe kalben.
    Këshilla shtesë. Pjepri është shumë i ëmbël, ndaj dhe mund ta kombinoni me përbërës të tjerë më të kripur për të balancuar shijen si me proshutë ose djathë.
    Pjeshkët, nektarinat
    Pjeshkët dhe nektarinat janë mbretëreshat e sezonit të verës. Ndryshimi i vetëm është se pjeshkët janë më të forta dhe me push dhe nektarinat janë me lëkurë më të lëmuar.
    Më të apasionuarit e këtyre frutave mund të argumentojnë se shija e pjeshkës është shumë më e fortë, ndërsa ajo e nektarinave, kajsive ka nuanca të shijes së agrumeve.
    Vendin e parë në vend për prodhimin e pjeshkëve dhe kajsive e mban qyteti i Elbasanit.
    Si t’i zgjidhni?
    Mënyra më e mirë për të zgjedhur pjeshkët dhe kajsitë më të mirë qëndron tek ngjyra e tyre.
    Sa më portokalli të jenë, aq më të ëmbla dhe të mira janë. Por mbi të gjitha, këshilla e AgroWeb.org është se asaj që duhet t’i besoni më shumë është nuhatja.
    Pjeshkët dhe nektarinat më të mira kanë një aromë të parezistueshme.
    Si t’i ruani?
    Pjeshkët dhe kajsitë ideale vazhdojnë të piqen edhe pasi janë vjelur, kështu që mos u shqetësoni shumë nëse fruti në fillim është pak i fortë.
    Por mos i fusni në frigorifer para se të jenë zbutur dhe të kenë marrë më shumë aromë.
    Këshilla shtesë: Për një komposto apo reçel më të mirë, duhet t’ia hiqni lëkurën pjeshkëve, ndërkohë që me kajsitë nuk është e nevojshme.
    Qershitë
    Qershori është padiskutim muaji i qershive. Edhe pse tashmë kanë dalë në treg, piku i pjekjes së tyre arrin pikërisht në këtë muaj me qershitë e Beratit, Peshkopisë dhe të Korçës.
    Fundi i muajit shënon dhe ardhjen në treg të vishnjeve, që dallohen për ngjyrën e errët dhe shijen pak më të athët.
    Si t’i zgjidhni qershitë?
    Shikoni për qershi me lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi tregon se ajo është plotësisht e pjekur.
    Me qershitë e bardha shihni të jenë sa më transparente dhe me ngjyrë të artë.
    Gjithashtu kontrolloni dhe bishtat; ato duhet të jenë jeshile dhe me fleksibilitet, ndërkohë që në momentin që ruhen, marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë.
    Si t’i ruajmë qershitë?
    Futini në frigorifer të izoluara mirë. Ato mund të rrojnë deri në disa javë në këtë mënyrë, ose të paktën në teori, pasi ka shumë gjasa që t’i keni ngrënë deri në atë kohë./AgroWeb.org

  • Protestat për emigracionin në SHBA, zëvendësdrejtori i FBI-së thirrje protestuesve: Nuk do të përfundojë mirë nëse…

    Protestat për emigracionin në SHBA, zëvendësdrejtori i FBI-së thirrje protestuesve: Nuk do të përfundojë mirë nëse…

    Shumë persona janë arrestuar në Los Angeles dhe New York, ndërsa autoritetet po marrin masa drastike ndaj njerëzve që pengojnë aktivitetet e zbatimit të ligjit për imigracionin, tha sot zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino.

    Në një postim në mediat sociale, Bongino tha se të arrestuarit përballen me akuza federale, lokale dhe shtetërore.
    “Nuk do të përfundojë mirë për ju nëse zgjidhni dhunën. Zgjidhni me mençuri”, tha ai.
    Komentet e tij vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi një memorandum presidencial mbrëmë duke vendosur 2,000 ushtarë të Gardës Kombëtare në Los Angeles për të shpërndarë protestat që filluan në përgjigje të bastisjeve të imigracionit.

    Top Channel