Gjykata e Posaçme shtyn për më 22 dhjetor, ora 11:00 shqyrtimin e dosjes “Partizani”, ku nën akuzë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca e stome dështoi për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues.
Mësohet se gjyqtarja e GJKKO, Rudina Palloj mungonte për arsye shëndetësore.
Tag: zbulohet
-

GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, zbulohet arsyeja, ja kur do të mbahet e radhës
-

Ekzekutimi i biznesmenit, zbulohet identiteti i personit të dyshuar
Ka shkuar në 8 numri i të shoqëruarve për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla në Elbasan. Së fundmi Naldo Gjini me origjinë nga Lezha, është shoqëruar në komisariat nga blutë, pasi gjatë ditëve të fundit është parë të qarkullonte me makinën e përdorur nga autorët në ekzekutimin e biznesmenit 43-vjeçar.
-

Zbulohet emri i ri për kreun e BKH, ja kush pritet të marrë drejtimin
Prokuroria e Posaçme ka propozuar emrin e Joni Ketës, për kreun e FBI-së shqiptare, Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Komisioni i SPAK që ka propozuar emrin e Joni Ketës, ka qenë i përbërë prej Altin Dumanit, Arben Krajës dhe Behar Dibrës.upon some kittens in my barn. When the vet arrived, he turned pale.Student SeaKeta ka shërbyer më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si dhe ka qenë oficer i policisë gjyqësore.
Emërimi i kreut të ri të BKH-së do të bëhet prej Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe mandati i tij do të jetë 5-vjeçar. -

Tërmet Peçi sot në SPAK/ Zbulohet arsyeja se përse ish-kryebashkiaku i Tepelenës u thirr në Prokurorinë e Posaçme
Deputeti socialist Tërmet Peçi u pyet në SPAK për firmat që ka hedhur gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e kryetarit të bashkisë Tepelenë.
Siç mëson Top Channel bëhet fjalë për një procedim të hapur mbi mënyrën se si është privatizuar ish pallati i pionierëve në këtë qytet, kallëzuar nga njëri prej pronarëve të objektit. Por në cilësinë e deklaruesit burimet pohojnë se deputeti Peçi ka këmbëngulur se nuk mund të mbajë përgjegjësi për dokumente që janë sigluar në 1986. Megjithatë Peçi është denoncuar edhe nga opozita dhe konkretisht nga Arben Ristani që kërkoi hetime nga SPAK për mënyrën si janë zhvilluar tenderat duke akuzuar se përftuesit ishin zgjedhur në mënyrë preferenciale.
Kallëzimi tjetër është nga Ardiana Kalaja që sidomos tre vitet e fundit është kthyer në një korrenspodente denoncimesh në SPAK.
-

Mungoi 24 orë në shtëpi, zbulohet se ku qëndroi Alba
Showbiz E Hënë, 24 Nëntor 2025 21:46
Alba krijoi një situatë të pazakontë në spektaklin e së premtes në ”Big Brother Kosova Vip 4”. Ajo shkaktoi një kaos në Prime, ku iu desh edhe të largohej nga shtëpia e famshme. Banorja mungoi 24 orë në shtëpi, dhe sonte në Prime u mësua se po qëndronte në një dhomë të emergjencës.
Në pamjet e publikuara nga ky format, ajo shihet duke marrë trajtim nga mjekët. U pa se Alba ka qenë në një gjendje jo edhe aq të mirë, derisa u konsultua edhe me psikologë.Po ashtu Pollozhani i ka kërkuar falje edhe Alaudinit duke i thënë se nuk e kishte personale me të. Pritet të shihet tani se si do të jetë loja e Albës në vazhdim.



