Tag: washington

  • Robert Papa: Shtohen dosjet për Edi Ramën në SHBA, zgjerohen hetimet për aferën “McGonigal”, ja pista që mund të…

    Robert Papa: Shtohen dosjet për Edi Ramën në SHBA, zgjerohen hetimet për aferën “McGonigal”, ja pista që mund të…

    Në Shtetet e Bashkuara po shtohen sinjalet se kryeministri Edi Rama ndodhet nën një vëmendje të fortë politike dhe hetimore. Gazetari Robert Papa thotë se zhvillimet e javëve të fundit në Uashington po krijojnë një panoramë të re, ku emri i Ramës lidhet me disa dosje të hapura nga skandali “McGonigal”, te lidhjet e dyshuara me struktura kriminale dhe deri te kriptomonedhat. “Shkrimi i medias amerikane Washington Examiner e portretizoi në artikullin e fundit Edi Ramën si shtet mafioz dhe i bën thirrje Meksikës, presidentes së majtë meksikane, që të dorëzojë personat e kartelit Sinaloa shqiptarë, t’i ekstradojnë në Amerikë. Në qoftë se ata do dalin përpara gjyqit, mos habiteni që edhe ndaj Ramës të sillen siç janë sjellë ndaj diktatorëve të Amerikës Latine të përfshirë në trafik droge.
    Natyrisht, që mund të ketë edhe qëndrime politike. Për shembull Trump ka falur ish-presidentin e Hondurasit, i cili është dënuar nga një gjykatë amerikane për trafikim masiv, rreth 400 tonë heroinë. Por kjo është një arsye politike. Në hemisferën perëndimore, Trump kërkon që Amerika të kontrollojë gjithçka. Janë zgjedhjet në Honduras dhe është një komunist dhe një kandidat tjetër që është i partisë së ish-presidentit të Hondurasit. Ndaj politikisht, Trump ka lëvizur sepse kërkon që të kontrollojë vendet e Amerikës Latine. Politikisht, ka të drejtë.
    Ka shumë gjasa që edhe ndaj Ballkanit Trump të ketë doktrinën e tij: “Ballkani Perëndimor të jetë nën zotërimin amerikan fuqimisht”. Washington Examiner nuk është media si Washington Post, si CNN, si Wall Street Journal, por është, një zë konservator. Dhe nga kontaktet me përgjegjësit për Ballkanin Perëndimor në Departamentin e Shtetit dhe ata që mbulojnë Shqipërinë, e kupton qartë që ata dinë çdo gjë, dinë edhe emërimin e Troplinit para disa ditësh nga Rama. Natyrisht, ambasada informon. Pra, diagnoza e dhënë nga Washington Examiner njihet në detaje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga stafi i ngushtë i zotit Rubio. Dhe në sytë e administratës Trump, Rama nuk portretizohet thjesht si Noriega, siç e cilësonte Washington Examiner, por këtë radhë është ngritur në nivel shteti mafioz”, tha Papa ndër të tjera
    Fund i tmerrshëm, ose tmerr pafund
    Sipas Papës, sinjalet politike nga Uashingtoni janë të qarta. Ai kujton telegramin e Donald Trump për festën e 28 Nëntorit, ku përmendeshin hapur çështjet e narkotrafikut dhe rreziku që ato paraqesin për sigurinë kombëtare të SHBA. “Ndaj, nuk kishte rastësi ai telegram ngushëllimi për festën e 28 Nëntorit, ku haptas përmendeshin narkotrafiqet, rreziku i madh për sigurinë kombëtare. Tek telegrami i Trump-it, e njëjta gjë: Rama is done. Por në qoftë se shikon artikullin e Washington Examiner, Tom Rogan, i cili njihet në Washington si konservator, ideja është: a do ta lejojë Trump t’i japë shtetit mafioz të Ramës ose do të ndryshojë qasjen?.
    Thotë, ose do ta pësojë keq. Përmendet Maduro dikur. Në ’97-ën, Washington Post, New York Times, gazeta të majta, kishin një artikull “Njeriu ynë në Shqipëri” për Berishën, e sulmonin shumë. Pra, media përpunon mendimet dhe pasqyron herë pas here edhe qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit. Rama donte të vinte në New York në 18 Nëntor, mbase frikësohet, mbase do ta shtyjë për Krishtlindje. Duke pasur imunitetin e kryeministrit, nuk mund ta arrestojnë, mos të ketë frikë. Por mesazhet janë: fundi yt i tmerrshëm ose tmerr pafund. Është konsumim skajor dhe çdo ditë dalin fakte të reja”, u shpreh Robert Papa.
    Telashe të reja për Edi Ramën
    Një element që Papa e konsideron kyç është fakti që çështja “McGonigal” nuk është mbyllur. Përkundrazi, ai thotë se federalët po e rihapin në disa drejtime. “Nga burimet e mia, McGonigal është nën hetim edhe për dosjen që quhet “Bitcoin Albania”. A është Rama i përfshirë? Unë them se po. Për çfarë bëhet fjalë? Prodhimi i bitcoin-ëve në Shqipëri kërcënon interesat e sigurisë kombëtare amerikane. Këtu Trump nuk do ta falë. Fakti është që në rihetimin e McGonigal, ka dalë për herë të parë dhe kjo tregon diçka. Ka pasur shkrime nga Washington Examiner përpara dy vjetësh dhe unë kam thënë që janë miliona dollarë të paguar nga politikanët shqiptarë dhe në Kosovë. Natyrisht, këto janë kryer me Bitcoin. Është bërë një mandat arresti për dikë me 2 miliardë. Ky është problem i madh. FBI, që trajnon Byronë e Hetimeve, ka një orientim edhe në këtë pikë. Pra, dosjet po bëhen masive. Dosja McGonigal, foto me Obamën, Sinaloa. Shkrimi i medias amerikane flet shumë për të. Shtohet dhe Bitcoin Albania”, u shpreh ai ndër të tjera.

  • Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos

    Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos

    Fituesi kongolez i Çmimit Nobel për Paqen, Denis Mukwege, ka sulmuar ashpër marrëveshjet e reja mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, të ndërmjetësuara nga SHBA, ndërsa presidentët Félix Tshisekedi dhe Paul Kagame u pritën në Washington nga Donald Trump.
    Sipas tij, procesi diplomatik i promovuar nga Washingtoni nuk ka lidhje me paqen, por me garën globale për mineralet strategjike të Kongos.
    “Kjo nuk është marrëveshje paqeje. Dëshmia? Në fshatin tim sot po varrosnin të vdekurit ndërsa në Washington firmosej akordi. M23 vazhdon të pushtojë territore”, tha Mukwege për Reuters nga Parisi. Grupimi rebel M23, i akuzuar prej kohësh se mbështetet nga Ruanda, kontrollon zona të tëra në lindje të Kongos.
    Mukwege paralajmëroi se dokumentet e nënshkruara duken më shumë si platformë për të garantuar akses në rezervat e kobaltit, bakrit, litiumit dhe mineraleve kritike, në një moment kur SHBA dhe Kina përballen për dominim teknologjik dhe industrial.
    Takimi në Washington, ku Trump riafirmoi paktin ekonomik të arritur një muaj më parë dhe marrëveshjen e paqes të nënshkruar në qershor, nuk ka sjellë ende ndryshim në terren. Përplasjet mes ushtrisë kongoleze dhe M23 vazhdojnë, pavarësisht angazhimeve për armëpushim, me akuza të ndërsjella për shkelje.
    “Ajo që bëhet për ty, pa ty, nuk është për ty”, tha Mukwege, duke kritikuar marrëveshjet e diktuara nga lart-poshtë, që anashkalojnë shoqërinë civile dhe drejtësinë për viktimat.
    Administrata Trump ka diskutuar nxitjen e investimeve perëndimore me vlerë miliarda dollarë në mineralet e Kongos, burime kyçe për bateritë e makinave elektrike, energjinë e rinovueshme dhe teknologjitë e mbrojtjes.
    Ndërkohë, zbatimi i marrëveshjes së mbështetur nga SHBA, që kërkon goditjen e milicisë FDLR nga Kongo dhe tërheqjen e trupave ruandeze, mbetet gati zero.

  • Artikulli/ Washington Examiner: A do ta mbyllë Trump njërin sy për lidhjet e Ramës me kartelet e dr@gës?

    Artikulli/ Washington Examiner: A do ta mbyllë Trump njërin sy për lidhjet e Ramës me kartelet e dr@gës?
    Media e njohur amerikane, Washington Examiner, në një artikull të saj ngre alarmin për një çështje që mund të trondisë balancat e aleancave ndërkombëtare të Shqipërisë.
    Në prapaskenë të marrëdhënieve të buta diplomatike, po merr formë një histori që sfidon kufijtë e asaj që pranohet si bashkëpunim i pastër mes dy vendeve të NATO-s.
    Ndërsa Donald Trump shpall luftë totale kundër karteleve të drogës në mandatin e tij të dytë, një pyetje e pakëndshme po ngrihet në Washington: A do të ketë guxim presidenti amerikan të shohë edhe drejt Tiranës, aty ku nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria akuzohet se është shndërruar në portë kryesore të pastrimit të parave dhe trafikut global të kokainës?
    Nëse lidhjet e errëta mes mafias shqiptare dhe kartelit famëkeq Sinaloa janë aq të thella sa sugjerojnë burimet e inteligjencës amerikane, atëherë heshtja e Washingtonit mund të ketë një kosto shumë më të lartë sesa mendohet.
    Nga Tom Rogan, Washington Examiner
    Pse administrata Trump duket se është e qetë me idenë që kryeministri i një vendi aleat të NATO-s të veprojë si partner pastrimi parash për kartelin meksikan Sinaloa?
    Presidenti Donald Trump e ka bërë ndalimin e drogave të paligjshme që hyjnë në SHBA një prioritet të madh të mandatit të tij të dytë. Por ai duhet të pranojë se trafiku global i drogës përfshin jo vetëm armiq të hapur si diktatori venezuelas Nicolás Maduro, por edhe aleatë që në letër janë pro-amerikanë.
    Vëmendja kryesore kohët e fundit i është kushtuar presionit në rritje të Trump-it ndaj Maduros për rolin e tij në kontrabandimin masiv të drogës drejt SHBA. Dhe megjithëse do të ishte gabim që Trump ta rrëzonte me forcë ushtarake Maduron, ai ka autoritetin dhe të drejtën të përdorë ushtrinë kundër karteleve të drogës që operojnë brenda dhe jashtë Venezuelës. E megjithatë, nëse ai është vërtet serioz për t’i goditur kartelet, do t’i duhet të rrisë ndjeshëm presionin ndaj një aleati të veçantë të NATO-s, Shqipërisë.
    Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, Shqipëria është sot kryeqendra e pakontestuar e trafikut të drogës në Europë. Mafia shqiptare përdor aksesin në portet më të mëdha të Europës dhe kontrollon tregje shumë fitimprurëse të drogës, si ai i Londrës. Ajo është e specializuar në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës, por merret edhe me trafik armësh dhe shfrytëzimin e grave të reja për prostitucion. Grupet kriminale shqiptare përdorin dhunë ekstreme për të dominuar tregjet e krimit dhe për të shmangur forcat europiane të rendit, të cilat shpesh janë të pafuqishme. Megjithatë, edhe pse Rama shfaqet i qeshur në takime me udhëheqës të NATO-s dhe BE-së, burime të shumta amerikane të shërbimeve sekrete dhe të sigurisë i kanë thënë ‘Washington Examiner’ se ai përfiton drejtpërdrejt nga aktivitetet e krimit të organizuar shqiptar. Ka edhe prova publike që po shtohen për përgjegjësinë e tij.
    Këtu hyn në lojë Luftar Hysa. Kreu i familjes kriminale Hysa në Shqipëri, Luftar Hysa paraqitet si biznesmen i njollosur dhe si bos mafie. Realiteti, sipas burimeve të shumta të shërbimeve sekrete dhe zbatimit të ligjit që kanë folur për ‘Washington Examiner’, është se ai është një nga pastruesit kryesorë të parave të kartelit Sinaloa.
    Karteli Sinaloa është karteli i dytë më i fuqishëm në Meksikë, i tejkaluar vetëm së fundmi nga karteli “Jalisco New Generation”. Edhe pse i përçarë nga lufta e brendshme mes ndjekësve të Joaquín “El Chapo” Guzmán-it dhe Ismael “El Mayo” Zambada García, ky kartel mbetet tepër i fuqishëm dhe me ndikim të gjerë. Ai është përgjegjës për sasi gjigante të drogës që kontrabandohen çdo vit përtej kufirit SHBA–Meksikë.
    Sinaloa ruan lidhje të ngushta edhe me figura të larta të partisë Morena të presidentes meksikane Claudia Sheinbaum. Për të pasuruar drejtuesit e tyre dhe rrjetet e korruptuara të politikës dhe sigurisë, kartelet kanë nevojë të fusin drogën në tregjet e huaja dhe të pastrojnë fitimet. Këtu hyn rëndësia e Shqipërisë.
    Administrata Biden praktikisht e la pas dore korrupsionin e lidhur me kartelet në Shqipëri. Por me 13 nëntor, administrata Trump njoftoi ngrirjen e aseteve të Luftar Hysës dhe katër vëllezërve të tij. Amerikanët tani ndalohen të kryejnë biznes me ta. Departamenti i Thesarit thekson se grupi kriminal Hysa ka “përdorur ndikimin e tij përmes investimeve ose kontrollit të bizneseve të ndryshme në Meksikë, përfshirë kazino dhe restorante, për të pastruar paratë e trafikut të drogës”.
    Në një mesazh jo shumë të fshehur për Policinë Kanadeze, njoftimi i Thesarit përmend udhëtimet e rregullta të Luftarit në Kanada dhe përfshin dy nga bizneset e tij kanadeze në listën e sanksioneve. Më tej shpjegon se:
    “Grupi kriminal Hysa besohet se operon me miratimin e kartelit Sinaloa, i cili kontrollon shumë nga zonat ku ky grup zhvillon aktivitetet e tij… Luftar dhe Arben Hysa kanë përdorur një entitet me bazë në Europë për t’u pasuruar duke pastruar fonde të paligjshme të trafikut të drogës. Luftari zotëron ose drejton disa kompani të përdorura nga grupi kriminal Hysa.”
    Cili mund të jetë ky “entitet europian”? Nuk mund të jemi të sigurt, por një takim i tetorit 2020 me kryeministrin Rama jep një ide.
    Në tetor të vitit 2020, Rama priti në zyrën e tij në Tiranë një takim me ndihmësin e tij politik Dorian Duçka, ish-deputetin gjerman Mark Hauptmann, Luftar Hysën dhe Besnik Lulajn.
    Kur identiteti i personave u bë publik dy vite më vonë, Rama deklaroi se takimi kishte të bënte me investime të ligjshme.
    Mirëpo, duket se Hysa nuk e mori “nuk mori udhëzimin për të qëndruar te i njëjti skenar”, sepse ai deklaroi se kishin diskutuar për një libër turizmi që po shkruante një mik britanik. Shumë raporte dhe foto të daljes së tyre nga zyra e Ramës janë fshirë, por linket e arkivuara ekzistojnë ende.
    Besnik Lulaj është i rëndësishëm në këtë pjesë. Qeveria dhe familja e Ramës i kanë dhënë Lulajt projekte të shumta ndërtimi shumë fitimprurëse. Por më e rëndësishme është Marina Bay, resorti dhe kazinoja e tij. Sipas gazetës El Universal, kjo kazino është një nga qendrat kryesore të pastrimit të parave të kartelit Sinaloa në Shqipëri.
    Për të pastruar miliarda dollarë, kartelit i duhet diversitet gjeografik. A mund të jetë Marina Bay “entiteti europian” të cilin përmend Departamenti i Thesarit?
    Minimalisht, është e qartë se Rama e ka lejuar Shqipërinë të bëhet një shtet i kapur nga mafia, që ofron një strehë të sigurt për disa nga kriminelët ndërkombëtarë më të rrezikshëm dhe pasuritë e tyre të paligjshme.
    Në rastin më të keq, ashtu si Maduro në Venezuelë, Rama është lehtësuesi kryesor i këtij aktiviteti, duke u pasuruar ai dhe aleatët e tij në këmbim të pjesës së fitimeve.
    Por rreziqet e tolerimit amerikan duhet të jenë të qarta.
    Në Amerikën Latine, trafiku masiv i drogës ka bërë që politikanët dhe zyrtarët e sigurisë të përfitojnë vetë nga ky trafik në vend që ta luftojnë. Vetëm pak njerëz shumë të guximshëm dalin kundër karteleve. Dhe si në rastin e kryebashkiakut Carlos Manzo, ata shpesh përfundojnë të vrarë. Kartelet tregojnë se si aktorët joshtetërorë po zëvendësojnë gradualisht autoritetin e shtetit me të tyrin.
    Administrata Trump ka shumë mjete presioni ndaj Shqipërisë, përfshirë tarifa, sanksione dhe kufizime të bashkëpunimit. Por minimalisht, SHBA-ja duhet të kërkojë menjëherë ekstradimin e familjes kriminale Hysa nga Meksika, duke i bërë të qartë presidentes Sheinbaum se kjo është një çështje me përparësi.
    Më pas Trump duhet t’i bëjë të ditur Ramës se, nëse nuk ndryshon kurs dhe nuk përballet me aleatët e tij të deritanishëm, pasojat nuk do t’i pëlqejnë.

  • SHBA në dilemë: A do ta godasë Trump Shqipërinë për lidhjet me kartelin Sinaloa?

    SHBA në dilemë: A do ta godasë Trump Shqipërinë për lidhjet me kartelin Sinaloa?

  • Detaje nga sulmi ndaj ushtarëve amerikanë: Autori babai i pesë fëmijëve, ishte radikalizuar…

    Detaje nga sulmi ndaj ushtarëve amerikanë: Autori babai i pesë fëmijëve, ishte radikalizuar…

    Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, akuzohet për vrasjen e një anëtari të Gardës Kombëtare dhe plagosjen e një tjetri në Washington DC, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.
    Ai kishte hyrë në SHBA në vitin 2021 përmes programit për refugjatët afganë, që kishin punuar me trupat amerikane.
    E-mailet nga 2024 tregojnë se Lakanwal kalonte javë të tëra i izoluar në një dhomë të errët dhe kishte episode maniakale.
    Një punonjës social tha se ai nuk ishte punësuar për një vit dhe familja e tij përballej me kërcënimin e dëbimit.
    Lakanwal kishte aplikuar për azil në 2024 dhe e kishte marrë më vonë, gjatë këtij viti.
    Ai jetonte me gruan dhe pesë fëmijët në Bellingham, Washington. Ishte pjesë e një njësie afgane që bashkëpunonte me CIA-n dhe kishte punuar pranë shërbimeve amerikane.

    Autoritetet po hetojnë për motivin e sulmit, ndërsa sekretarja e Sigurisë Kombëtare tha se ai kishte qenë i radikalizuar, që nga ardhja në SHBA.
    Pas ngjarjes, administrata Trump ndaloi vendimet për azil dhe njoftoi rishikim të plotë të vettingut, për personat që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Lakanwal, i plagosur gjatë sulmit, përballet me akuza për vrasje.

  • SHBA, qëllohen dy anëtarë të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë! Trump: Autori do paguajë çmim të lartë

    SHBA, qëllohen dy anëtarë të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë! Trump: Autori do paguajë çmim të lartë

    Washington – Dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar me armë zjarri këtë të mërkurë, 26 nëntor, pranë Shtëpisë së Bardhë. Pak më herët mediat e huaja, raportuan se ata ndërruan jetë në spital, ndërsa siç aktualisht shkruan BBC, dy ushtarët janë në gjendje kritike shëndetësore.
    Një i dyshuar ka rënë në pranga, bazuar në njoftimin e Policisë Metropolitane të Washington D.C.
    “Zona është e siguruar. Një i dyshuar është arrestuar”, shkruhet në faqen e departamentit në “X”.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte në fushën e tij të golfit në West Palm Beach në Florida kur ndodhi ngjarja. Ai ka reaguar i tronditur në rrjetin e tij social, Truth, ku shkruan:
    “Personi që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të cilët janë në gjendje kritike, është gjithashtu rëndë i plagosur, por pavarësisht nga kjo, do të paguajë një çmim shumë të lartë! Zoti bekoftë Gardën tonë Kombëtare, si dhe të gjithë Forcat e Armatosura dhe ato policore!”
    Si funksionon Garda Kombëtare?
    Të 50-të shtetet e SHBA-ve, Washington D.C. apo territoret e Guam, Puerto Rico, kanë kontingjentet e tyre të Gardës Kombëtare. Disa njësi janë të specializuara në luftimin e zjarreve ose sigurimin e kufirit amerikan, dhe mund të dërgohen edhe jashtë vendit.
    Anëtarët e Gardës Kombëtare raportojnë te Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve, dhe mund të federalizohen ose të vendosen nën kontrollin e presidentit në rrethana të caktuara. Megjithatë, kërkesat për mbështetje zakonisht fillojnë në nivel shteti.
    Trupat e Gardës Kombëtare kanë fuqi të kufizuar. Ata nuk kryejnë dot arrestime siç bën policia lokale. Garda Kombëtare u dërgua në Washington D.C. në gusht, si pjesë e asaj që Presidenti Trump e quajti një operacion për të goditur kriminalitetin.

  • Lakers shkatërrojnë Clippers në derbi, triumfojnë edhe Orlando e Washington

    Lakers shkatërrojnë Clippers në derbi, triumfojnë edhe Orlando e Washington

    Skuadra e Lakers fitoi thellë 135-118 ndaj Clippers në derbin e Los Anxhelos, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Një ndeshje e mirë e Luka Doncic, që shkëlqeu me 43 pikë e 13 asist.
    Mirë u paraqitën edhe Reaves me 31 pikë e LeBron James me 25 pikë, ndërsa për Clippers nuk mjaftuan 29 pikët e James Harden, që mbetën për statistikë. Një sezon i vështirë për Clippers, me vetëm 5 fitore (13 humbje)
    Pa probleme fiton skuadra e Washington, që në shtëpi mundi 132-113 Atlanta. Një ndeshje mjaft e mirë e CJ McCollum, që realizoi 46 pikë, mbështetur edhe nga Alex Sarr me 27 pikë, një dyshe që bëri diferencën në fushë
    Ekipi i Orlando mposhti pa vështirësi 144-103 Philadelphia jashtë fushe, duke hyrë në grupin e ekipeve që synojnë zonën play off. 9 lojtarë të Orlando realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Anthony Black, që realizoi 31 pikë.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Washington – Atlanta, 132-113
    Philadelphia – Orlando, 103-144
    Lakers – Clippers, 135-118

  • Tensionet me Venezuelën/ SHBA forcon praninë ushtarake në Karaibe, 16 mijë trupa pranë Karakas-it

    Tensionet me Venezuelën/ SHBA forcon praninë ushtarake në Karaibe, 16 mijë trupa pranë Karakas-it

    Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar një forcë të madhe ushtarake pranë Venezuelës, duke ngritur ndjeshëm temperaturën gjeopolitike në Karaibe.
    Sipas The Washington Post, presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e rreth 16 mijë trupave pranë Karakas-it, të shoqëruara nga një flotë prej tetë anijesh luftarake, një nëndetëse bërthamore, një bombardues strategjik B-52, avionë luftarakë F-35, si dhe aeroplanmbajtësin “Gerald R. Ford” me eskortën e tij.
    Burime në Washington raportojnë se prania e tillë ushtarake është “një mesazh force” ndaj regjimit të Venezuelës, i cili prej kohësh është në konflikt me SHBA për çështje të sanksioneve, naftës dhe ndikimit rus në rajon.
    Megjithëse disa media amerikane kanë raportuar për një “dritë jeshile” për goditje ndaj objektivave ushtarake venezueliane, Trump i ka mohuar publikisht këto zëra.
    “Nuk ka asnjë plan për ndërhyrje ushtarake”, është shprehur ai, duke i cilësuar raportimet si “spekulative”.
    Por, siç vë në dukje The Washington Post, një flotë e këtij kalibri nuk pozicionohet rastësisht.
    “Një grupim që përfshin bombardues B-52 dhe aeroplanmbajtësin më të madh në botë nuk vjen për t’u ‘larë në det’”, shkruan gazeta, duke lënë të kuptohet për një presion të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë së Nicolas Maduro-s.
    Rajoni i Karaibeve, dikur simbol i pushimeve tropikale, po kthehet në një shah politik me aeroplanmbajtëse në vend të gurëve.
    Lëvizja e re e Washingtonit shihet si pjesë e përpjekjeve të Trump për të rimodeluar ndikimin amerikan në hemisferën perëndimore – një rikthim i qartë i “doktrinës Monroe” në versionin e shekullit XXI.

  • Washington Post: Flor Binajn, komediani që po tenton politikën në Tiranë

    Washington Post: Flor Binajn, komediani që po tenton politikën në Tiranë

    Washington Post: Flor Binajn, komediani që po tenton politikën në Tiranë
    E njohur dikur si vend i prapambetur stalinist, Shqipëria sot është një nga kandidatet kryesore për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe ka një komedian që kandidon për kryetar bashkie në kryeqytet.
    Nga William Booth dhe Fjori Sinoruka, Washington Post
    Diçka interesante po ndodh në Shqipëri. Qeveria ndaloi TikTok-un për të mbrojtur të rinjtë nga ndikimet e këqija në rrjetet sociale. Presidenti dekretoi një program inteligjence artificiale si ministër për të luftuar korrupsionin. Ndërkohë, një nga komedianët më të njohur të vendit, i famshëm për imitime thumbuese të kryeministrit që ka vite në pushtet, tani po kandidon për kryetar bashkie në kryeqytet.
    Shtrohet pyetja: A mund të ndihmojë ndjenja e humorit dhe mënyra e të menduarit ndryshe një vend të vogël ballkanik të futet në Bashkimin Europian? Ekspertët thonë me seriozitet se kjo s’mund të dëmtojë, përkundrazi, ndihmon. Sidomos për Shqipërinë, e cila ka vuajtur gjatë nga një imazh i keq: më parë regjim stalinist, më pas krim i organizuar.
    Megjithatë, Shqipëria duhet të ketë bërë diçka mirë, sepse tashmë konsiderohet gjerësisht si një nga kandidatët kryesorë për t’u bërë anëtare e 27 vendeve të Bashkimit Europian.
    Dikur, Shqipëria ishte një nga vendet më represive (dhe më pak argëtuese) në botë. Ka shumë fjalë për ta përshkruar Shqipërinë gjatë 40 viteve të diktaturës së Enver Hoxhës, i cili ndërtoi 750 mijë bunkerë për t’u mbrojtur nga një pushtim i imagjinuar, por fjala “humor” nuk është njëra prej tyre.
    Është gjithashtu e vërtetë se Shqipëria ende përballet me korrupsionin politik dhe me mafiet e fuqishme që merren me trafikimin e njerëzve dhe kokainës kolumbiane. Por në Bruksel ekziston një dakordësi se vendi ka bërë përparime në ndërtimin e një ekonomie moderne, në mbrojtjen e lirisë së medias dhe në forcimin e shtetit të së drejtës.
    Aktualisht janë nëntë vende që ndodhen në procesin e gjatë të anëtarësimit në Bashkimin Europian: Shqipëria, Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina.
    Deri tani, i vetmi vend nga Ballkani Perëndimor që ka hyrë në BE është Kroacia, që prej vitit 2013. Sot, Shqipëria dhe Mali i Zi shihen gjerësisht si kandidatët më të avancuar. Në vitet e fundit, centristët europianë kanë qenë të kujdesshëm për t’u shmangur “dramave të reja” si ajo e Hungarisë dhe Viktor Orbanit, i cili shpesh pengon konsensusin. Por me luftën që po zhvillohet në Ukrainë, BE-ja mund të jetë më e prirur të zgjerohet si mburojë kundër Rusisë agresive dhe ekspansioniste. Prandaj po kthen vështrimin nga lindja.
    Shqipëria ka treguar se është e gatshme të eksperimentojë dhe të mendojë ndryshe.
    Më herët këtë vit, ajo ndaloi hyrjen në TikTok për një vit pas vrasjes së një djali 14-vjeçar, që ngjalli frikë për ndikimin e rrjeteve sociale tek fëmijët.
    Në shtator, kryeministri emëroi një “bot” të krijuar nga inteligjenca artificiale si ministre për të kontrolluar tenderët publikë dhe për t’u siguruar që ato janë të lira nga korrupsioni dhe ndikimi njerëzor. Ajo quhet Diella. Avatari i saj shfaqet i veshur me kostum tradicional shqiptar. Avatari mund të jetë një lëvizje publicitare, por inteligjenca artificiale është reale. Ekspertët po e ndjekin me vëmendje.
    Erjon Curraj, studiues në Qendrën shkencë dhe inovacion për zhvillim, pajtohet se ka logjikë të përdoret inteligjenca artificiale për të shqyrtuar kontratat, por mendon se ta bësh “atë” ministre është e rrezikshme. “Kjo ngatërron një sistem teknik me një post politik, krijon boshllëqe përgjegjësie, rrit dobësitë e sigurisë dhe rrezikon të kthejë qeverisjen në spektakël në vend të përmbajtjes.”
    Por pikërisht spektakli mund ta veçojë Shqipërinë, pasi vendet kandidate pritet të ndajnë “vlerat europiane”, dhe ndoshta një prej tyre është aftësia për të bërë shaka (dhe për të mos arrestuar shakaxhiun).
    Në fillim të këtij muaji, satiristi i njohur shqiptar Florjan Binaj shpalli kandidaturën e tij të pavarur për kryetar bashkie të Tiranës. Ai mbështetet nga Partia Demokratike e opozitës.
    Europa ka pasur përvoja me personazhe televizivë që janë bërë politikanë. Më i njohuri është Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, i cili u bë i famshëm për rolin e tij si president fiktiv në serialin ukrainas “Shërbëtori i Popullit.” Një tjetër ishte komediani italian Beppe Grillo, udhëheqësi i Lëvizjes Pesë Yje, i cili tronditi politikën italiane dhe u ndalua për një kohë nga televizioni publik. (Amerika, natyrisht, pati aktorin Ronald Reagan dhe më pas presidentin aktual që dikur ishte yll i Reality TV.)
    Zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri janë caktuar për 9 nëntor dhe janë të nevojshme sepse ish-kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, anëtar i partisë në pushtet, u shkarkua nga detyra dhe po pret gjyqin për akuza korrupsioni, të cilat ai i mohon.
    Binaj i tha “The Washington Post” se kandidon për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të zakonshëm në kryeqytet, me planifikim më të mirë urban dhe më shumë shërbime. Ai tha se Tirana e rinisë së tij ka ndërtime të tepërta dhe mungojnë shkollat.
    Ai shtoi se nuk është vetëm komedian, por edhe aktivist social, ambientalist dhe arkitekt i diplomuar. Sipas tij, u fut në botën e aktrimit sepse dinte të bënte imitime dhe përfundoi duke bërë emisionin e tij televiziv për 18 vjet. Ai njihet kudo në Shqipëri.
    Lutfi Dervishi, akademik dhe analist politik me qendër në Tiranë, tha se fushata e Binajt përfaqëson “një eksperiment të rrallë demokratik, një komedian që kandidon kundër modelit që imiton.”
    Dervishi mendon se gara për kryetar bashkie ka të bëjë me më shumë se kush do të drejtojë bashkinë; ajo është një provë e gjendjes së opinionit publik. “Kandidatura e tij mund të shihet si simptomë e lodhjes nga politika tradicionale dhe si dëshirë për autenticitet, edhe kur shprehet përmes sarkazmës,” tha ai.
    Binaj deklaroi se dëshiron ta çlirojë Shqipërinë nga politika e partive të mëdha, majtas apo djathtas, për të sjellë më shumë të pavarur dhe profesionistë në qeverisje, gjë që mund të ndihmojë gjithashtu në ngadalësimin e “ikjes së trurit”, me rreth 40 për qind të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
    “Ne kemi dy rrugë përpara: korrupsionin dhe betonin, ose ndryshimin me njerëz të ndershëm e profesionistë,” tha ai gjatë shpalljes së kandidaturës së tij.
    Ndër shumë personazhet që ka luajtur, Binaj bën një imitim të përkryer të kryeministrit Edi Rama, atij që po promovon inteligjencën artificiale dhe po ndalon TikTok-un, i cili së fundmi u rizgjodh për një mandat të katërt.
    Rama nuk është një burrë me kostum gri. Ai është padyshim i popullarizuar, madje në disa raste tepër i spikatur. Ish-basketbollist profesionist dhe artist i formuar, ai preferon bluzat me mëngë të shkurtra, atlete moderne dhe kapele sportive.
    Rama është udhëheqësi i Partisë Socialiste të qendrës së majtë dhe ish-kryebashkiak i Tiranës, ku një nga veprimet e tij të para pas periudhës komuniste ishte lyerja me ngjyra të ndezura e pallateve gri në stil sovjetik. Disa analistë e kanë quajtur Ramën një “populist eurofil.” Ai është pro-Amerikës, pro-NATO-s dhe pro-Bashkimit Europian.
    Rama është gjithashtu paksa komedian vetë. I pëlqen të bëjë shaka, madje edhe në samite ndërkombëtare. Ai di të jetë provokues, dhe ndonjëherë pak arrogant. Duke folur në një panel publik në institutin britanik “Chatham House” javën e kaluar, Rama u tha kritikëve të Shqipërisë që të “mbyllnin gojën.”
    Ai lavdëroi shqiptarët në Britani që, sipas tij, “bëjnë punët e vështira që britanikët nuk i bëjnë.” Këtë e tha me buzëqeshje, por shtoi se, krahasuar me pjesën tjetër të Europës që grindet, “Shqipëria është i vetmi vend i rritur brenda në dhomë”
    Rama i tha audiencës britanike, ku ndodhej edhe Stephen Doughty, ministri laburist për çështjet europiane, se Brexit ishte një gabim kolosal që duhet të zhbëhet.
    “Ju u larguat nga Europa sepse donit më shumë investime. Tani keni më pak. U larguat sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion,” tha ai.
    Rama dikur e përgëzonte Binajn dhe imitimet e tij, duke e quajtur “një djalë të pashëm, të talentuar dhe të arsimuar, që mes shumë talenteve televizive është dalluar si sozia ime në emisionin më popullor dhe krijues,” në një postim në Facebook më 2020.
    Tani, Rama është pak më kritik. Ai e quajti kandidimin e Binajt “një veprim të dëshpëruar nga ‘moçali’”, duke iu referuar opozitës që e mbështet komedianin. “Por nuk e gjykoj aktorin aspak keq për rolin e ri që ka marrë, sepse aktorët duhet të kenë një punë,” shtoi ai.
    Andi Hoxhaj, ekspert për Ballkanin dhe pedagog në King’s College London, tha se kandidatura e një artisti dhe aktivisti të pavarur si Binaj “duhet parë si një shenjë pozitive e hapjes demokratike dhe e përparimit. Ajo pasqyron një shumëllojshmëri zërash dhe përvojash që hyjnë në politikë, ngjashëm me zhvillimet që kemi parë në vende si Italia dhe Ukraina.” / Washington Post

  • SPAK letër-porosi në SHBA për çështjen “McGonigal”, Robert Papa tregon se çfarë do ndodhë me dosjen ku është…

    SPAK letër-porosi në SHBA për çështjen “McGonigal”, Robert Papa tregon se çfarë do ndodhë me dosjen ku është…

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar letër-porosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen “McGonigal”, duke konfirmuar se hetimet për lidhjet mes ish-agjentit të FBI-së dhe kryeministrit Edi Rama janë në zhvillim. Altin Dumani ka pranuar publikisht se janë kryer veprime hetimore në Shqipëri dhe se është kërkuar ndihmë nga autoritetet amerikane, duke lënë të kuptohet se dosja pritet të marrë një drejtim të ri sapo të mbërrijnë materialet nga SHBA. Në këtë sfond, gazetari Robert Papa ka zbuluar se hetimet paraprake nuk janë të reja, por kanë nisur që prej një viti, kur Dumani ka marrë në pyetje Agron Nezën dhe Dorjan Duçkën, ndërsa vetë Rama, sipas tij, ka pranuar indirekt përfshirjen, duke pohuar se “askush nuk guxon t’i marrë telefonin”. Papa thekson se kërkesa e Dumanit për ndihmë ndërkombëtare është tregues i qartë se dosja McGonigal është duke u rihapur në nivele të larta hetimore dhe se sinjalet që vijnë nga Uashingtoni, përmes qarqeve konservatore dhe projektit “2025”, tregojnë një ndryshim të qëndrimit amerikan ndaj Ramës.
    Ja çfarë thotë Robert Papa
    “Trump kontrollohet nga projekti 2025. Është fakt. Natyrisht, është president shumë i fortë. Por ata që përpilojnë urdhrat ekzekutivë, platformat e mëdha filozofike, janë konservatorët realistë amerikanë nga Heritage Foundation. Gazeta Washington Examiner, që është si revistë (ka qenë gazetë e përditshme, është revistë mujore, por ka portalin e vet), kontrollohet pikërisht nga idetë konservatore, platformat konservatore të projektit 2025. Ndaj, është optimiste kur kishte një artikull që thuhej Edi Rama si Noriega apo si Erdogan, të dyja. Dhe përshkruan se çfarë ndodhi me Noriegën, si e arrestuan, si e futën në burg, duke i thënë të qartë Ramës që ky është opsioni i parë ndaj teje. Si Erdogan, do ta kemi mbi qafë shqiptarët dhe ne shqiptaro-amerikanët. Por mërzitja/shqetësimi në fytyrën e tij tregon qartë.
    Dumani plasi, nuk e mbajti dot. Pra, ka hetime paraprake, tha, për dosjen McGonigal, indirekt tha: “Duhet të kërkojmë ndihmën e autoriteteve amerikane”. Unë mendoj se Dumani ka të drejtë ta marrë dosjen. Në qoftë se e ka kërkuar, dosja vjen. Nuk janë hetime paraprake të këtij muaji, sepse thuajse një vit më parë, Dumani ka mbajtur pesë ose gjashtë orë në pyetje personin e dosjes, Neza, Duçkën, dhe Rama indirekt ka pranuar që është marrë në pyetje, duke thënë që nuk guxon njeri të më marrë mua telefonin. Pra, dikur ia kanë marrë telefonin. Nuk pres që të ndëshkohet nga gjykatat amerikane. Në qoftë se dalin fakte të reja, çdo gjë mund të ndodhë. Nuk është rastësi që e krahasojnë me Noriegën. Personi që ka bërë atë shkrim është person me njohuri të inteligjencës nga Këshilli i Sigurisë Amerikane dhe nuk mund të hedhë “bomba” sepse i kthehet në bumerang. Rama le të guxojë ta hedhë në gjyq.
    Çfarë do të ndodhë me Ramën?
    McGonigal, nga burimet që kam (me gazetarët që kam komunikim), tre herë është marrë në pyetje në qeli. Në qoftë se dalin fakte të reja, kemi gjyq të ri. Në Amerikë nuk dënohesh dy herë për të njëjtin krim. Janë dy gjyqe: një në New York, një në Washington. Ne na intereson ai i Washingtonit. Lajmi që Dumani nuk e kundërshtoi që ka hetime për McGonigal, tregon qartë përse Rama ka atë fytyrë prej kohësh dhe pse ka fituar mbi 86 deputetë. Natyrisht, indicia që vjen nga Washington Examiner, duke thënë që Rama është si Noriega, është shumë e rëndë, sepse e lidh me kartelet dhe Don Bonhino (numri dy i FBI-së) di shumë për kartelet, se si ndërthuren edhe me politikanë shqiptarë, deri tek zyra e Ramës. Nuk është rastësi, e ka thënë disa herë se si do të shkojë. Kurse tjetra, si Erdogani, mua nuk më pëlqen sepse garanton, duke u portretizuar si njeriu i fortë që kontrollon sistemin zgjedhor, mund të mbajë peng ende Shqipërinë. Por kjo varet nga lojtarët aty.
    Trump, njerëzit pranë tij, kanë një platformë: asgjë në mbështetje të forcave të majta kudo në botë. Koha kur Rama lulëzonte dhe vallëzonte me bishtat e Sorosit në Departament ka mbaruar. Edhe tek artikulli i Washington Examiner përmendet gafa e tij kur erdhi në dasmën e “vajzës” së Sorosit, Alexa, dhe kishte një zotërues/roje të Secret Service. Kjo është një nga idiotësitë e tjera të shërbimit sekret amerikan. Kam thënë, kur Rama vinte për aktivitet partiak, ku mbi 50.000$ ishin vetëm biletat e NBA-së. Ku u pagua salla me 85.000$, reklama e madhe rreth 250.000$ për aktivitet politik, kishte 20 roje nga Secret Service i Bidenit.
    Atë ditë kur ka qenë atentati ndaj Trump, ndaj tij kishte vetëm gjashtë oficerë të shërbimit sekret. Skandal! Edhe njëherë, Washington Examiner dashje pa dashje tregon qasjen e re të administratës amerikane ndaj “të sëmurit të Europës Juglindore”. Ajo tallje me “Donin e madh” në krah (Macron) nuk do të kalojë lehtë. E patë se si e përdrodhi Trump Macron aty në Egjipt, ku e kishte ftuar vetëm për të parë forcën e tij. Nuk kishte të drejtë të firmoste. Kështu i fton të gjithë, për të treguar kush është potencial, kush është i fortë dhe kush arrin ato që këta lider, si Macron, nuk arrijnë dot. Dhe në atë leximin e buzëve, tani, a është folur për talljen e azerbajxhanasit tonë, apo është për planin që kishte Macron për Lindjen e Mesme, dhe tha që “do ta shohim”. Nuk më vjen mirë, dhe njëherë e them, që ndaj kryeministrit të vendit tim të ketë epitete si Noriega, është shumë e ulët. Dhe aq më shumë që të na përfaqësojë dikush që kërkon të na prishë lidhjet me aleatin tonë më të madh, Amerikën”.